Poezi nga Tyran Prizren Spahiu

tyran prizeren spahiu

Poezi nga Tyran Prizren Spahiu

 

 

 

TIRONI

 

Rastisa në fund të rrugëtimit të jetës
Askend nuk e njihja
Më shikjuan si luani territorin e vet
Ç’bën këtu kush je ti…

Pritja mirëseardhje të ngrohtë
Në këtë odë të huaj
Tregova jam një bletë si ju
Moti i larguar nga hoja
Nuk jam ardhë as për hise
As për tokë
As për gjak e as pazar.

Jam Tironi djali Jetonit
Shpërngulur që moti
Në këtë dhomë pa emër
Lokja ime më dha jetë.

Plaku pedant me plis
Syhollë me baston
Tironi i Spahive
Shpërngulur pas lufte në Panjohur.

Urimet dhe mirëseardhja
Mbretëroi në këtë odë burrash
Dikur në kohët e egra
Të shoqërisë shkatërruese
Frymonte egërsia dhe vrazhdësia.

 

 

 

PAMËSHIRËS

 

Toleranca burimi dhe joshja e jetës
Mbjellur në edukatën time
Dua të kuptoj dhe ndoshta arsyetoj
Ata të “edukuarit ” pamëshirës.

Kur të ftuar në mirësjellje janë
Eskalojnë në vrazhdësi e papastërti
Në barierën e parë jetësor
Kokën në zall ndihmë kërkojnë.

Dita e re sjell të vjetëra vese
Shtrirje mashtrime dhe rrena
I vështroj dhe tentoj të kuptoj
Këta njerëz me thonjë të pistë.

Toleranca ime jetëgjatë e kufizuar
Ndalet sërish dhe kthjellohet
Zëri i brendshëm si zili i kohës
Kërkon injorim të djajve të ushtruar.

Bëhem i padëgjueshëm nuk dua të shoh
Kerkoj qe sytë e mi egërsirën të anashkalojnë
Ndihem tej mase i prekur nga katrahurë kjo
Tentoj të gjej qetësinë e shpirtit në kohë.

 

 

 

BUKURIA

 

Emocionet përcjellin tingujt e pianos
Në bardhësinë e dëborës së fshatit
Shtrirë rëzë malit heshtja alivanos
Idila supreme bashkëjeton me fshatarët.

Koha është ndalur qetësinë dashuron fatamorgana
Ndjesia e të qenit jashtë sferës
Mishërimet shpalosin sekretin quajtur rinia
Buzëqeshjet e freskëta derdhen pas erës.

Thojnë lumturia këtu është e përjetshme
Çiltërsia shquhet me bujari burrëror
Virgjiniteti si kështjellë e fuqishme
Jetojnë në këtë oazë burimor.

Zëri i barinjëve ndjek tonet e fyellit
Baresha shtatëhollë kurorë e bukurisë
Tretur në lumturinë e hyjnisë dhe qiellit
Idila e parajsës rrugëton në pusin e përjetësisë.

 

 

 

DETI

 

Errësira e rënduar tmerri i natës
Vajtojnë fëmijët moti foshnjat
Deti i hapur gëlltit gojë gjigant
Pret viktimat migrantët e shkretë.

Papritmas terri kërcënues derdhi vrerin
Shpërthimi rrënqethës kafshoi barkën
Mbushur me frymor qeniet me mërin
Vashëza lundëron e etur për të shpëtuar jetën.

Ndodhi krisma britmat që gjynjëzojnë
Copëzat e anijes notojnë pranë hijes
Ftohti mbërtheu uji kërcënon trupin
Lodhur uritur dorëzohemi mëshirës.

Panika zgjati duart më shtërngoi
Ulëris me zë të lartë lëshom
Ngulfatem kërkoj ndihmë uji më mbulon
Këmbët lëvizin kërkojnë shpëtim.

Ndiej janë momentet e fundit në këtë botë
Përqafimi lirohet shoh dritëzat e tunelit
Trembja frika qetësia përplasen egërsishtë
Dhembja dorëzohet thellësive të detit.

 

 

 

TI DHE PENA

 

Pushtuar nga mbretëreshat
Sfiduar qëndroj heshtur
Fjalët janë të tepërt
Në këtë mëngjes përrallor.

Si dy krizantema të purpurt
Thurur në timen qenie
Mbjellin lumturi dashnorët
Engjëllushet lozonjare .

Kënaqësia që e shijoj
Me të shtrejntën tim nuse
Shkronjat nga pena drejtoj
Më kaplon fisnikëria qetësuese.

Jetojmë modest nën yjet
Mbuluar me madhështinë e bukurisë
Rrugëtojmë bashkë nën ethet
Koha na udhëzon drejtë pleqërisë.

Si dy hije të ngadaltë
Numërojmë vitet e kaluara
Në qetësinë e pasur të sirtarit
Pushon hirësia e saj pena.

 

 

 

ZGJUAR JANË SHQIPTARËT

 

Ata- Atdheut tonë i dolën në pritë
Gënjeshtarët imbecilët urryerit tradhtarët
Veshur me mëri tretur në ironi
Rrogtarët lypsarët e zotërive ndjellakeqët.

Sytë bërë katër frika si lava vërshon
Në Dheun e huaj vdekjen do gjejnë
Braktisni armët se Kushtrimi thërret
Janë mbushur me shqetësim paniku evoluon.

Matrapazët e djallit bulevardeve të shtrirë
Notojnë në pellgje frikacakët armik
Shtrati i lumit ngjyrosur në të kuqe
Rrjepur janë – dridhen jataganët mizor.

Zgjuar janë kreshnikët malësorët
Lulëkuqet e bjeshkëve të larta
Zbritur kanë gumzhit qyteti gjaku vlon
Pritja e rënduar me shekuj tani godet.

Nëna kreshniku baresha dhe poetët
Dhënë besën kanë lartësive hyjnor
O sot o kurrë ndëgjohen burrat dhe burrneshat
Dridhet atdheu zgjuar janë shqiponjat.

Mbledhur janë geg- tosk vllazëria
Vatrën e begatuar me djep dykrenarësh.
I thojnë Bukurisë Mëmëdhe rroftë Shqipëria.

NDËGJONI
Se si buqet e etur vatra e shtëpisë
Loz betejën e fundit të ujqërve
Nderi i Atdheut do vërsulet shpejt
Të ju shpiej jashtë or ju të përbetuar
Juve armikun e shqiptarisë.

Bekuar ka Perëndia këtë popull lashtësi
Me urtësi trimëri dinjitet fisnikëri
Jehojnë kreshtat shporruni ju të marrë ardhacakët e grisur
Këmba e shqypes do ju gjykoj në përjetësi.

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s