Pjesorja e fjalës “ha” duhet të jetë “ngrënë” , “hangër’ apo të dyja !? -Secili mund të sjellë mendimet e tij / Nga Erget Cenolli

Pjesorja e fjalës “ha” duhet të jetë “ngrënë” , “hangër’ apo të dyja !?

-Secili mund të sjellë mendimet e tij-

 

erget

Nga Erget Cenolli

 
Në fjalorin e viti 1954 janë dhënë të dy trajtat e pjesores edhe “ngrënë” edhe “hangër” (faqe 161), ndërsa në fjalori e 1984-ës “hangër” është hequr. Pse ndodhi kjo?
Hangër nuk përdoret vetëm në gegnisht, pasi edhe në disa të fome jugore, në qarkun e Korçës, kjo fjalë është përdorur gjerësisht, sidomos në të folmen e Devollit dhe të Mokrës: “Hangra bukë”. “Hangrëm e pimë” etj..
Besoj se rrënja e kësaj fjale është “a”, pasi në realitet “h’ në të shumtën e rasteve nuk përdoret, madje edhe Perseni thotë se “h” është sekundare.
Origjina e fjalës, sipas mendimit tim modest, është tek hapja e gojës masivisht, për t’u ushqyer. Edhe emri që vjen prej kësaj foljeje është “hamës”.
Duke parë etimologjinë dhe përhapjen gjithë teritoriale të fjalës mendoj se të dy trajtat, pra “hangër” dhe ”ngrënë” duhet të ishin vendosur në standard.
Hangër, me hangër, për të hangër, duke hangër, tuj hangër dhe pa hangër.
Edhe “ngrënë”, që po sipas Pedrsenit vjen nga “ (h)ëngra”, është në përdorim të gjerë, ndonëse jo sa e para: ngrënë, me ngrënë, për të ngrënë, duke ngrënë, tuj ngrënë, pa ngrënë.
Në standard: e tashmja ha, e pakryer haja, e kr. e thj. hëngra, ndërsa në kohët e tjera përdoret vetëm; kam ngrënë, kisha ngrënë, pata ngrenë, do të kem ngrënë; pra janë përjashtuar plotësisht trajtat; kam hangër, kisha hangër etj. .
Duke parë rrënjën “a” ose “ha” mendoj se “hangër” është më përfaqësuese në etimologji, kuptim dhe përdorim
Përfundimi im: TË DYJA KËTO TRAJTA DUHET TË JENË NË STANDARD.

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s