Shtëpia Botuese “ADA” publikon librin “ Duke kujtuar artisten Marie Logoreci” të përgatitur për shtyp nga Pjerin Logoreci .

11999028_10206306809421820_6695568501696205388_n

 

Shtëpia Botuese “ADA” publikon librin “ Duke kujtuar artisten Marie Logoreci” të përgatitur për shtyp nga Pjerin Logoreci .

 

Titulli: Duke kujtuar artisten Marie Logoreci
www.marielogoreci.com

Përgatitur për shtyp nga: Pjerin Logoreci

© 2015 Tiranë, Pjerin Logoreci

Tirazhi: 300 kopje

ISBN: 978-9928-204-05-9

Formati: 14×20
Tirazhi: 300 kopje

 

Roland-Lushi

Roland Lushi

 

Shtëpia botuese “ADA”
Adresa: Rr. Nasi Pavllo Nr.20
www.botimetada.com

 

 

Përmbajtja

 


– Jeta dhe veprimtaria artistike …………………………….. 9

Duke kujtuar Marien

Pjerin Logoreci
– Kujtimet e mia për mamën ……………………………….. 19
Gjon Karma
– Vajza e vogël me emrin Tushi… artiste e madhe …. 25
Tish Daia
– Maria këngëtare ……………………………………………… 29
Kolë Jakova
– Loken e kam shkruar për Marien ……………………… 35
Pirro Mani
– Ajo ishte personifikim i epikës …………………………. 39
Tinka Kurti
– Eshtë e rrallë dhe e madhe ……………………………….. 45
Besa Imami
– Pasione që burojnë nga një shpirt i gjerë ……………. 49
Ilia Shyti
– Si u njoha me Marien ……………………………………… 53
Ndrekë Luca
– Skena – jeta e saj …………………………………………….. 57
Marika Kallamata
– Maria dinte t’ia gjente sekretin rolit ………………….. 63
Agim Zajmi
– Nuk e përfytyroj Loken ndryshe,
veç me fytyrën e Maries ……………………………………71
Roza Anagnosti
– Maria krijoi një model të shkëlqyer
që sot kemi nevojë ta kemi ………………………………. 77
Margarita Xhepa
– Aktorja më shqiptare e të gjitha kohrave …………… 81
Drita Pelingu
– Artistja që mishëroi vlerat morale
të gruas shqiptare …………………………………………….85
Gjovalin Shkurtaj
– Prurje në lëmin e të folurit skenik ……………………..89
Vangjush Furxhi
– Pse flas përsëri për Marien? …………………………….. 95
Loni Papa
– Intimitete në rolin e nënave ……………………………. 101
Yllka Mujo
– Aktore realiste me personalitet të lartë artistik …… 107
– Një krijim i suksesshëm ………………………………… 113

Biseda dhe Intervista

Marie Logoreci
– Me studentët e degës së aktrimit ……………………… 121
Xhelil Aliu
– Marie Logoreci …………………………………………….. 135
Dashnor kokonozi
– Marie Logoreci …………………………………………….. 151
Revista “Skena dhe ekrani”
– U ngarkova me dramën e saj
dhe Maries ia zuri vendin Lokja ………………………. 157
Revista “Shqiptarja e re”
– Maria dhe Lokja …………………………………………… 161

Premiera ne skene e film
Bibliografi
Foto

Premierat në skenën e Teatrit dhe rolet ……………….. 167
Premierat në filma ……………………………………………169
Bibliografi ……………………………………………………… 171
Foto nga jeta private dhe artistike ……………………..185

 

 

JETA DHE VEPRIMTARIA ARTISTIKE

Maria lindi në Shkodër më 23 Shtator 1920. I jati Palok Çurçia ishte zejtar kurse e ëma Roza, shtëpiake. Ajo u bë gëzimi i vetëm i familjes. Maria që fëmijë u njoh me vështirësitë ekonomike dhe me dramat shoqërore të kohës që ndjeheshin edhe në familjen e saj. Që në vogëli Marien e thirrën me përkëdheli Tushi. Ishte fëmijë e mbarë, topalake e shoqërueshme me të gjithë moshatarët megjithëse ishte vajzë e vetme; ishte e butë e pa shenja llastimi e kokëfortësie. Tushi ngadalë u rrit dhe filloi shkollën femërore të “Motrave Stigmatine”, një shkollë që përmbante në programin mësimor edhe lëndë fetare fakultative.
Vitet e shkollës kalojnë shpejt dhe Tushi rritet e hyn në gjimnaz. Që në këtë kohë filluan të duken prirjet e para. Ajo vizaton bukur, këndon dhe më vonë fillon t’a shoqërojë veten me mandolinë ose kitarë, nuk i pëlqen matematika dhe lënda e besimit. Por kënga e vizatimi ishin pasioni i moshës. Fatmirësisht ruhen rreth 20 vizatime të asaj kohe në të cilat dëshmon një shpirt të butë e delikat dhe një raport fin me objektin që vizaton; dashuria, syri i mprehtë e vëzhgues, harmonia e ngjyrave dhe fantazia në vizatim të bëjnë të mendosh vetëm për talent.

Kënga dëgjohej kudo ku ishte Tushi, në shtëpi, tek fqinjët, në raste festash tek të afërmit. Me mësime shkonte mirë. Brenda një kohe të shkurtër mësoi gjuhët italiane e malazeze, por ajo që ndikoi fuqimisht në shpirtin e saj dhe që la gjurmë përjetë ishte njohja me zakonet, traditat dhe eposin e veriut nëpërmjet malësorëve që bujtnin në shtëpinë e të atit. Njohja dhe më vonë studimi i këtyre zakoneve, mjedisit, folklorit e etnografisë u bë një pasion i ri për Tushin. Të atit kur i thonin se Tushi është e shkathët si djalë, bisedon me të rriturit këndon dhe i bie mandolinës shumë mirë, ai përgjigjej: – “Po, por nuk është djalë!”… Kujtonte kështu fëmijën e parë, djalin që i vdiq.
Duke shfletuar hartimet e shkollës së kësaj periudhe ndeshim një me titull: “Dje në Tiranë… sot në Shkodër…”
Më 27 të Nandorit shkova në Tiranë me e pritë kremtjen e flamurit. Atje ndeja edhe do dit të tjera me e pa ma mirë kryeqytetin,… – dhe pasi përshkruan bukuritë e Tiranes, vazhdon – Mbasi e njofta mirë, ktheva në Shkodër e u kujtova se më kishte marrë malli për njato pak dit që ndenja atje.
Mandej thashë: dje në Tiranë sot në Shkodër, ma mirë sot se dje, se si i thonë një fjalës: Vendin e huej ta lëvdoshin, por mbrendë mos i shkosh.
Nuk kaluan as 6 vjet dhe Maria shkoi përgjithmonë në Tiranë. Ajo u largua nga Shkodra në vitin l937, në moshën l7 vjeçare, duke marrë me vete nga familja përveç frymës atdhetare, talentin, dashurinë për folklorin, mandolinën e saj dhe emrin e shkurtër Tushi që e shoqëroi gjatë gjithë jetës në familje e të afërm.
Maria u martua në Tiranë me Kolë Logorecin i cili në atë kohë ishte kthyer nga Vjena ku kishte mbaruar studimet e mesme e të larta për ekonomi. Pranë “Miqve të muzikës” kishte ndjekur për pesë vjet mësimet për instrumentin e dashur të Vjenës, violinën. Ai ishte ekonomist shumë i zoti dhe brenda disa vjetësh u bë shef i Buxhetit të Shtetit dhe mori titullin më të lartë të kohës në Shqipëri “Kalorës i Urdhërit të Skënderbeut”. Kola ishte djali i madh i atdhetarit e gjuhëtarit Mati Logoreci (Mësues i Popullit) një nga figurat e njohura të shoqërisë së kohës. Ai rridhte nga familja e njohur e Logorecëve që përmendet që nga viti 1300 me emrin Logoreseos. Në shtëpinë e Logorecëve Maria ra në kontakt me shoqërinë e kohës me bisedat e Matisë me Fishtën, Koliqin, Çabejin, Xhuvanin dhe me bisedat për Luigj Gurakuqin, e Mjedën (të cilin Matia e kishte djalë halle).
Në këtë mjedis pasioni i Maries gjeti terren që të zhvillohej dhe bota e saj shpirtërore e intelektuale u bë më e gjerë. Ajo filloi të mësojë nga i shoqi gjermanisht. Në pasionet e saj u fut edhe biçikleta. Bënte shëtitje duke shkuar me të shoqin me biçikleta shpesh në Durrës, por edhe deri në Shkodër.

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s