Shtëpia Botuese “ADA” publikon librin “Historia e kinematografisë shqiptare” të autorit Abaz T. Hoxha.

11995736_10206306638657551_230102966879265244_n

 

Shtëpia Botuese “ADA” publikon librin “Historia e kinematografisë shqiptare” të autorit Abaz T. Hoxha.

Titulli i librit: Historia e kinematografisë shqiptare
Autori: Abaz T. Hoxha

Botim i parë, 2015
Tirazhi: 200 kopje

ISBN:978-9928-204-03-5

© Të gjitha të drejtat janë të autorit

 

 

Roland-Lushi

Roland Lushi

 

Shtëpia Botuese “ADA”
Rr. “Nasi Pavllo” Nr.20
Tiranë, shtator 2015
Përmbajtja

Parathënie e vëllimit të dytë
1.-Hapat e para të kinematografisë shqiptare
A-Ndërmarrja Shtetërore Kinematogrfaike
/ Vendosja e Monopolit Shtetëror mbi Filmat/
B.-Shtetëzimi i kinemave private
2.-Rrjeti Kinematografik/ Burimet e furnizimit me filma
Gjëndja e prodhimit kinematografik evropian pas Luftës së Dytë Botërore.
a.- Repertori i filmave
/Kush ishin filmat perëndimorë që u teleruan dhe përse?/
b.- Censura
c.- Organizimi dhe zgjerimi i rrjetit kinematografik
d.- Frekuentimi i filmave
e.- Frekuentimi i filmit shqiptar
f.- Disa tendenca
3.- Arkivi Qëndror Shtetëror i Filmit
4.- Listat e filmave të huaj që janë shfaqur në Shqipëri 1945-1990
5. Foto

 

Parathënie

Në vëllimin e parë mbi Historinë e kinemasë në Shqipëri -1897-1945- botuar në vitin 2007 u trajtuan fillimet e kinemasë në Shqipëri /parahistoria e kinemasë shqiptare- kur ende nuk kishte lindur kinematografia shqiptare si nje kinematografi e një shteti të centralizuar. Në atë vëllim u fol për fillesat e shfaqjes të filmave si dhe ngritja e kinemave në atë periudhë, për ndikimin që pati filmi në emancipimin e vendit kur ishin mbi 80 % analfabetë, mbi ndikimin e filmit në lëvizjen amatore dhe emancipimin e gruas, mbi tendencat e filmave të shfaqur si dhe qëndrimin e shtypit dhe regjimit të viteve para 1945 për filmin, kinemanë dhe figurat e shquara të kinemasë botërore, mbi xhirimin e filmave në Shqipëri nga shoqëri të huaja kinematografike si dhe filmin dhe kinemanë gjatë pushtimit fashist e nazist. Pra u fol për periudhën kur ende nuk kishte lindur një kinematografi shqiptare.
Në këtë vëllim të dytë do trajtohen hapat e parë të kinematografisë shqiptare në periudhën e një regjimi që e përqëndroi cdo gjë në dorën e shtetit dhe eliminoi plotësisht pronën private në të gjitha fushat- duke përfshirë edhe fushat e arsimit, kulturës dhe artit. Duhet theksuar fakti se pavarësisht qëllimit- për ti vënë cdo mjet të propagandës në duart e shtetit për të diktuar ideologjinë e tij, shteti I dha një rëndësi të madhe përhapjes së arsimit kulturës në të gjitha fushat. Si pasojë, brenda një periudhe të shkurtër u zhduk anafalbetizmi dhe u ngrit një rrjet i gjërë shkollash në të gjithë vendin, u ngritën në qytetet kryesore disa teatro dhe Estrada profesioniste dhe amatore, u ngrit një rrjet i gjërë i shtëpive të kulturës dhe muzeumeve, u ngrit një rrjet i tërë i kinemave dhe filmi shkoi në të gjitha skajet e vendit duke përfshirë dhe zonat më të thella malore. Po kështu u ngrit për herë të parë një Arkiv Qëndror Shtetëror i Filmit dhe filluan hap pas hapi xhirimet e filmave në Shqipëri duke filluar nga të rejat e ditës, filmat kronikalë e dokumentarë, filmat artistike e vizatimorë duke krijuar një traditë dhe një pasuri të madhe kombëtare.
Në këtë vëllim do trajtohen hapat e para për krijimin e kinemasë shqiptare duke u përqëndruar tek rrjeti kinematografik shtetëror, në ngritjen dhe zgjerimin e rrjetit kinematografik në të gjithë vendin, në repertorin e filmave të shfaqur në Shqipëri dhe ndikimin që pati në jetën kulturore artistike si dhe një shkollë për përgatitjen e kineastëve dhe aktorëve tanë, të cilëve u ishte privuar cdo kontakt me botën e jashtëme. Në fund do trajtohet dhe ngritja, organizimi i Arkivit Shtetëror Qëndror i Filmit ku jo vetëm që u grumbullua pasuria filmike shqiptare dhe e huaj por që u bë edhe një shkollë për përgatitjen e kineastëve shqiptare.
Në fund të librit do të jepet edhe lista e plotë e filmave të huaj që janë shfaqur në Shqipëri në periudhën 1945-1990 si dhe disa pamje të këtyre filmave.
Xhirimet e filmave kronikalë,dokumentarë dhe vizatimorë do të trajtohen në vëllimin e tretë që është duke u përgatitur.

Autori.

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s