Poezi nga Sinan Vaka

sinan

Poezi nga Sinan Vaka

 

 

 

Zbrazëti

 

Vështire e kemi kështu të zbrazët sot,

nga barku dhe mendimet laryshi ;

të duam, po të duam shumë o zot,

por si të duam prapë një zot e di… !

 

 

 

 

E lehtë

 

Ç’ hyn në punë pleqëria ?1…

Mos më thoni që je plakur.

Nuk ka qëne dashuria

nga dëshirat që kam flakur.

 

Frut i dhimbjes ?!. Eh, vërshimi

mpleksur thellësisë së gjakut

është shkak,  por ëndërrimi

më mban larg moshës së plakut.

 

Sepse i ulur, i dhembshuruar

tek ky prehër në adhurim,

ndjej një dorë të nazetuar,

ndjej një zë : – i miri im !

 

 

 

 

Brenda jetës

 

Kur errësira gjumëson qerpikët

dhe lodhja ngre kurthin e shikimit ,

një dritë subkoshience, e pikët

hap portat e ëndërrimit…

 

Nuk më kujtohet veshja

që sfumohet,

dhe tjetërson paradoksin

e ngjarjes,

por buzëqeshja….

patjetër…

patjetër dhe hidhërimi i ndarjes .

 

Në këto kohe vagante

që më lodhin me intrigën e së vërtetës,

jo ditën,

por natën,

në ëndërra ndjehem i gjallë

dhe brenda jetës.

 

 

 

Ndodhte 

 

Në Montana, te ura e vogël  si shpinore

lëshonim thërrime për peshqit e uritur.

Shkëlqime luspash, reflekse, kolore

dhe kërleshja …dhe pllaquritja e ngutur.

 

 

Shkundëm pëllëmbët në cytje kënaqësie

u pamë ndër sy e pastaj u larguam ;

por iluzioni vazhdonte…krijesat nga befasia

ende kërkonin pa e kuptuar ëe shkuam.

 

 

Thërrime. Thërmija…instikti i mbante grumbull

në një vorbull meskine , por të uruar.

Fatale të presësh mëshirën e hidhur

Ç’ ështje e ngatërruar…

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s