Poezi nga Ollga Selmani

Ollga Selmani

Poezi nga Ollga Selmani

 

 

 

Qan i vetëm

 

Digjen hapësirat jashtë të gjitha.
Digjet qielli përmbi të.
Ndodh të digjen njëherësh të gjitha.
Ka momente kur fati të lë.

Ka momente që të dridhen qiejt.
Të bien mbi krye qiejt të tërë.
Ka momemte dëshpërimi,
kur qan i vetem për kurgjë.

 

 

 

Të çbëjnë asgjënë

 

Përmbi det valështruar po vjen zgjimi.
Të praruar duken ujërat përmbi të.
Në mes agut edhe natës sapo ikur,
unë akoma rri mendohem për atë.

Portë e dritës sapo çelet gjithandej
edhe rrezet ranë të gjitha mbi planet.
çbëjnë asgjënë që ka hyrë thelle brënda,
ndër humnerat e mendimit tej e tej.

 

 

 

Të shoh

 

Ti ,furtunë mali në brigjet e mia,
vjen më pushton,më rrëmben paskëtaj.
Nuk flet edhe heshtesh në gjoksin tim.
Të ndiej aty der në skaj.

Shplodhesh ca çaste nga rruga e largët.
Mbyll sytë të flesh sado pak.
Ti, je furtunë e nuk të mbaj dot.
Të shoh ,tek do nisesh për pak.

 

 

 

E shoh me dyshim

 

Jashtë po bien gjethet.
Flladi është shtuar disi.
Një prarim vjeshte më vjen
edhe më sheh drejtë në sy.

Si flokët e mia drurët,
harlisur degët i kanë.
I zverdh ,i skuq vjeshta
i ndërron ngjyrat me rradhë.

Më erdhi një prarim vjeshte.
Në sy më sheh dhe më qesh.
E shoh me dyshim dhe nuk ngutem.
Ti zë , a mos ti zë besë ?!

 

 

 

Ti

 

Dhe gjithëçka merr fund,
kur unë rris shkallën
e perceptimit dhe dijes për ty.

Ti kthehesh në hiç,
kur unë ndryshoj balancat e dritëhijeve.

Asgjë s’je veçse perceptimi im
dhe dëshira ime për te qene Ai.

Në inteligjencën time,
kur shkarkohet besimi,
ti mbetesh nje hiç.

 

 

 

Nuk gjindet dot

 

Si qetësia jote kjo ardhje shiu,
pa u ndier bie mbi gjethe.
Ne formë përkëdhelje perëndie,
sa dëshirueshëm derdhet !

Në mallin e ardhjes lëshohen lëndimet
dhe bashkë me shiun bëhen një.
Nuk gjindet dot kufiri i lotit,
kur qahet dhimbshëm nën zë.

 

 

 

Po vjen

 

Tek shoh që qiellit mblidhen retë,
tek ndiej në kocka dhimbje krejtë,
e ndiej shiun që po vjen
edhe pastaj ,do hapen qiejtë.

E njoh nga brënda ngazëllimin,
që bulëzon në cdo qelizë.
E ndiej pa dashka krejtë gëzimin,
që ti po vjen me kaq dëshirë.

 

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s