SIRENA EMIGRANTE – Tregim në vargje / Poezi nga Dhimitër Nica

Dhimiter Nica

Poezi nga Dhimitër Nica

 

 

SIRENA EMIGRANTE

– Tregim në vargje-

 

Ju keni dëgjuar deri tani
vetëm për sirenat e detit,
që janë gjysëm peshk e gjysëm njeri
dhe s’ dini gjë për sirenat e kurbetit.

Ajo sapo ka mbushur të 20- at
dhe është plot tul e musht jete,
babai ishte një fisnik shqiptar bedenash
dhe nëna një greke e bukur, e lezetshme.

Prindërit e saj e donin shumë njëri- tjetrin
dhe për njëri- tjetrin çdo ditë zemra u qante,
të bashkuar s’ dallonin nga mbretëresha e mbreti,
ajo një vajzë deputeti, ai emigrant i ardhur nga malet.

U lidhën siç lidhen dashuritë e zjarrta,
që mbeten në histori, si Romeo e Zhuljeta,
kaluan në fshehtësi pak muaj, pak ditë të arta
me frutin e dashurisë do t’ i shpërblente jeta.

I ra në vesh babait deputet e nënës mjeke,
se princesha e tyre qe lidhur me një alvanos
dhe megjithëse, një fëmijë kishin, një vajzë të vetme,
filluan torturat, të huajin kërkonin lart e poshtë.

E mori vesh trimi, nga bedenat shqiptare,
u shkon në shtëpi, si mysafirë i rrallë…
“- Një gjë të dini, ju mbretër të jetës, që keni veç pare,
unë vajzën tuaj do e marrë, sikur të jem edhe në varr…”

Dhe filluan torturat për djalin e zbritur nga malet,
një polic delte e një hynte te deputeti,
kur të ngrenë në detyrë e të bejnë të madh paret,
nuk është çudi, që në shpirtin e tij, fshihet krimineli.

Dhe po zbehej djali e po tretej si qiri,
pa bukë e pa ujë me ditë të tëra,
në gojë mërmëriste veç Vasiliki, Vasiliki,
ndërsa Vasilikia qe dënuar me roje te dera.

Dhe papritur ndjeu se bëhej rremujë në shtëpi,
zëra lart e poshtë, ngado pëshpërimë,
nga këndi i dritares hodhi sytë në avlli,
ca burra po shtynin një arkivol në makinë.

Dhe e kuptoj se ishte djali i zemrës së saj,
bashkë me të edhe atë e kishin vrarë,
u shkreh e tëra në lot e në vaj
donte dhe ajo të futej me të, në një varr…

Mblodhi fuqitë dhe u hodh nga dritarja
deshi ta përshëndeste të dashurin e zemrës…
Kjo histori nuk është as e fundit dhe as e para,
që ndodh çdo ditë në botën e shtrembër…

Dhe e harruan makinën me arkivol në mes
dhe u turrën të gjithë te vajza e rënë,
papritur i kishte goditur fuqia e rrufesë
harruan ç’ kishin nisur e në mes ç’ kishin lënë…

Doktorët bën të pamundur brena pak orëve
dhe arritën të shpëtojnë vetëm frutin e tyre,
shpëtuan vogëlushen e ardhur prore
që kishte marrë nga të dy, dritën e syve.

Dhe u rrit Vasiliki e vogël, Vasiliki,
gjysëm gjak greku e gjysëm shqiptare,
sot në varrin e përbashkët u ndez nga një qiri
dhe ndjehet sirenë e vërtet, e bukur, krenare!

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s