Silvano Conti
Kalendari poetik: Silvano Conti 12 korrik 1951
Dje mbushi 71 njeriu i shumëanshëm, Silvano Konti; studioi për gjeometër dhe punon si nëpunës në një ndërmarrje mekanike; por jo vetëm kaq; në interesat dhe talentet e tij përfshihen muzika, piktura, biologjia, atletika (vrapimet e thellësisë), dialektet e italishtes, etj., etj. Por një ndër dhuntitë e tij është edhe poezia:
QIELLI
i zi
kërcënues
nuk meriton
vështrimin
e fëmijëve
nga dritaret
pastaj
fajtor
qan
me ngashërima
rrebeshi
© shqipëroi Maksim Rakipaj




























Leave a Reply