Tregim nga Lorena Shele
 
 
Tjetri isha unë
 
E kisha parë sa e sa herë të palosur në divan, mbështjell me një batanije, teksa shkruante, lexonte, fuste flokët pas veshit, lëvizte mes gishtërinjëve byzylykun me gurë zhade, teksa mbyllte sytë dhe merrte frymë ritmikisht në një botë tërsisht të sajën. E mbaj mend ditën kur e njoha ishte një panoramë shumë e vogël e asaj që njoha me pas, qeshte pafund sikur trishtimi të mos bënte pjesë në ekzistencën e saj, qeshte fort sikur tentonte të shkundte nga trupi e mendja grimcat më të vogla të negativitetit. Në fakt dhe sot ashtu qesh por pa u mundur të fsheh atë që ndjen, sikur të mos kishte më rëndësi se si do të lexohej. E kur mendon takimet s’janë kurrë të lehta dhe ato që të vijnë krejt rastësisht sepse automatikisht vetëmbrojtja ngre kokë e tenton të impostohesh, si për të mos qenë 100 përqind i vërtetë nga frika e pranimit.
 
Ishte nje ditë fundqershori kur mora kurajon të flisja me të për herë të parë gjerë e gjatë, e u ndjeva aq e çlirët sikur pesha e gjithë atyre viteve të ishte shkarkuar në sekond. Dëgjova me ëndje ato që tregonte e pasqyrova veten.
 
Kishte lindur në një qytet të madh, në një shtëpi me shumë njerëz, ku nuk mungonte asnjëherë hareja por e kishe të pamundur të krijoje pavarësi. Në një shtëpi ku çdo gjë ishte e çdo kujt dhe çdo hapësirë “pushtohej” lehtë nga çdo pjesëtar tjetër i familjes. Kishte qenë më e vogla e shtëpisë dhe si e tillë ishte përkëdhelur shumë por njëkohësisht vështirë të merrej seriozisht, si për të thënë që ajo nuk kishte nevojë të krijonte, tashmë çdo gjë ishte gati. E kjo e kishte ndrydhur paksa.
 
– Do doja, – thoshte shpesh – të mos kisha patur dikë që të dinte ç’duhej bërë më mirë por thjesht të bëja çdo gjë sipas rregullave të mia. E ndoshta shpesh herë mos te kisha fare rregulla, të isha e lirë pa steriotipe, mendësi të kultivuara ndër shekuj, të isha thjesht në fluturim. Pa një formë apo mënyrë se si duhet të jemi, sillemi apo shfaqim.
Të skllavëruar brenda një sistemi jetësor nga i cili vështirë të dalim.
 
Ndoshta kjo e kishte bërë të ishte aq e tërhequr, kornizimi që kishte tentuar ta formësonte, dukej sikur nuk arrinte të shprehte atë që ajo ndjente tërësisht por ekspresiviteti nuk i mungonte.
 
Ajo ishte një vajzë, me flokë të ç’rregullt disi kaçurrela, me fytyrë të bardhë e të rrumbullakët me dy vija që I krijoheshin simetrikisht në cepat e buzëve.
 
– Ah, flokët janë si unë, shumë kokëfortë, – tha dhe qeshi, – nuk arrij dot ti menaxhoj. Nuk janë as të drejta e as kaçurrela, duan të dalin tërësisht nga sistemi, – tha duket rrotulluar llastikun për të kapur disa fije floku që i binin në fytyrë.
 
Nqs nuk do kisha biseduar me të do mendoja që ishte një person shumë i tërhequr deri diku mendjemadh, por e shihja thjesht si një formë pranimi të vetes ashtu siç ishte.
 
– Më pëlqen shumë të flas por akoma më shumë të dëgjoj. Nuk e ke idenë c’thesare fshihen pas dëgjimit. Nqs bota jote është e madhe, ajo zgjerohet gjithnjë e më shumë. Nuk ndodh kurrë që të mos marrësh asgjë nga ajo që dëgjon. Gjithnjë dikush atje jashtë ka një përjetim, informacion, qasje që ti se ke. Është shumë e bukur. E ndërkohë e folura të çliron, çliron mendimin, përjetimet, të çliron ty duke afruar botën e jashtme me të brendshmen. Duket sikur i bën një të vetme. Prandaj fjalët kanë peshë e rëndësi, e pamundur të thuhen kot. Sa e rëndësishme është të kesh çelësin e asaj që ti je dhe ke.
 
Dukej tërësisht naive. Jo të gjitha fjalët thuhen se mendohen, ndonjëherë ato shërbejnë për tu shpërfaqur ashtu si ne duam të na shohin, e ndonjëherë krejt kot futemi në disa qarqe inercie ku themi ato që themi gjithmonë pa ndjerë asgjë. U duk shumë e çiltër dhe desha të dëgjoj më tej.
 
– E besoj vërtetë ,- tha ajo ,- e pamundur të thuash gjëra që si mendon. Kur flasim ne pasqyrohemi, gjejmë ato element të vetes te personi përballë. Flasim, dëgjojmë, tregojmë veten përmes fjalëve e është e pamundur të gënjesh veten. E nëse e bën herët a vonë do e kuptosh që ti je ajo çka thua, e ajo çka thua nuk është e shkëputur nga vetja jote. Fjala është firma që në lëshojmë në marrëdhëniet që ndërtojmë. Ndjejmë, shprehemi, veprojmë. Ndjesia ka të bëjë me ty, shprehja ka të bëjë me konkretizimin më të qartë të asaj që ndjen, e ndërveprimi më atë që do të shprehësh. Tepër e thjesht.
 
Ndonjëherë nuk është dhe aq e thjesht dhe se kur jemi të vërtetë dhe shprehemi shpenguar asgjë nuk duket e komplikuar. Ndonjëherë ndodh që të vërtetat ngatërrohen kur jemi mes vetes dhe të tjerëve sepse gjithnjë kërkojmë te tjetri atë që shfaqim vetë.
 
Në këtë rast tjetri isha unë.

Leave a Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

ATUNIS GALAXY POETRY

atunisgalaktika@gmail.com

https://atunis.albanianforum.net/

Blog Stats

2,300,221 hits

July 2022
M T W T F S S
 123
45678910
11121314151617
18192021222324
25262728293031

CATEGORIES LIST

BOARD OF DIRECTORS

  • Agron Shele (Albania -Belgium)
    Hasije Selishta – Kryeziu (Kosovo)
    Peter Tase (USA)
    Prof. Dr. Jeton Kelmendi (Albania- Belgium)
    Anna Keiko (China)
    Raimonda Moisiu IWA (Albania -USA)
    Dimitris P. Kraniotis (Greece)
    Sunita Paul (India)
    Isilda Nunes (Portugal)
    Dr. Claudia Piccinno (Italy)
    Susana Roberts (Argentina)
    Pavol Janik (Slovakia)
    Leda García Pérez (Costa Rica)
    Alisa Velaj (Albania)
    Dr. Jernail Singh Anand (India)
    Eden Soriano Trinidad (Philippine)
    Shoshana Vegh (Israel)
    NilavroNill Shoovro (India)
    Gunsel Djemal (UK)
    Võ Thị Như Mai (Vietnam – Australia)
    Luz María López (Puerto Rico)
    Sinan Vaka (Albania)
    Virginia Fernández Collado (Spain)
    Rozalia Aleksandrova (Bulgaria)
    Lumo Kolleshi ( Albania)
    Irina Hysi ( Albania)
    Rami Kamberi ( North Macedonia)
    Bilall Maliqi (Presheve)
    Milica Lilic (Serbia)

CONTACT

← Back

Thank you for your response. ✨

ARCHIVE

Terms List