Poezi nga Fatbardha Behri Kaçi
 
 
KËNGA E PEMËJETËS
 
– Je larg – i tha dashurisë.
 
Flokët e erëmbrëmjes
shkundën dhëmbjen.
Tak – tak në dritare të muzgut,
krahët e pemëjetës.
Nisi këngëgjelbër gjethesh:
– Je sy i dritës.
Beso të vërtetën e shpirtit.
Të fshehtat e bruzda të ëndrrës.
Të qarat e të qeshurat e gjumit.
Fjalëndezurat e natës.
Dëshirat buzëqeshura të zemrës.
Dashuria është Zoti,
që ecën mbi retë e qiellit.
Nuk ka largësi për dasgurinë.
 
 
MANASTIRI NË FIRENCE
 
Aty ku dielli puth së pari Firencen,
në kodrën kurorë të klorofiltë,
stoik frymon manastir i lashtë.
Shpatullat në qiparise,
gjelbërimi i zgjat krahët në përqafim…
Dritë- hije të kohës
çapitin drejt hyrjes,
vetëtin dituri…
Në mirësi heshtojnë dhomëzat e qashtra.
Skritoret e brishta,
ruajnë frymën e skribëve në amshim.
Frushullijnë palimsestet
në hojet e besimit- dritë.
Rrezet nga dritaret,
pentagrame.
Këngë të shpirtit vibrojnë:
” Dashuri Ati im,
dashuri në kohësi.”
 
 

Leave a Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

ATUNIS GALAXY POETRY

atunisgalaktika@gmail.com

https://atunis.albanianforum.net/

Blog Stats

2,300,190 hits

November 2022
M T W T F S S
 123456
78910111213
14151617181920
21222324252627
282930  

CATEGORIES LIST

BOARD OF DIRECTORS

  • Agron Shele (Albania -Belgium)
    Hasije Selishta – Kryeziu (Kosovo)
    Peter Tase (USA)
    Prof. Dr. Jeton Kelmendi (Albania- Belgium)
    Anna Keiko (China)
    Raimonda Moisiu IWA (Albania -USA)
    Dimitris P. Kraniotis (Greece)
    Sunita Paul (India)
    Isilda Nunes (Portugal)
    Dr. Claudia Piccinno (Italy)
    Susana Roberts (Argentina)
    Pavol Janik (Slovakia)
    Leda García Pérez (Costa Rica)
    Alisa Velaj (Albania)
    Dr. Jernail Singh Anand (India)
    Eden Soriano Trinidad (Philippine)
    Shoshana Vegh (Israel)
    NilavroNill Shoovro (India)
    Gunsel Djemal (UK)
    Võ Thị Như Mai (Vietnam – Australia)
    Luz María López (Puerto Rico)
    Sinan Vaka (Albania)
    Virginia Fernández Collado (Spain)
    Rozalia Aleksandrova (Bulgaria)
    Lumo Kolleshi ( Albania)
    Irina Hysi ( Albania)
    Rami Kamberi ( North Macedonia)
    Bilall Maliqi (Presheve)
    Milica Lilic (Serbia)

CONTACT

← Back

Thank you for your response. ✨

ARCHIVE

Terms List