Poezi nga Mimoza Bici
Nuancat gri…
Nuk di
nëse jeta
eliminon ato grimca
gërvishur kohës enigmë
për ti qartësuar
nuancave gri
Gri gri gri…
Koha është e bardhë
trupi im gri..
Mendimet janë ngjyrat
veshur jetës anonime
Unë jo
s’jam anonim
Jam ajo grua
ku heshtja ka tkurr’
vdekjen
udhës gri….
Sa herë ?!
Një herë kur linda
një herë , dy, tri . .
por jo
s’dua të tregoj histori gri
Ajo që dua të them
është se
gërvishtja e trupit tënd
fillon kur ngjizet e bukura dashuri
Kjo dredharake e helmët përzierë me mjaltë
të ngatërron jetën
E
ti ecën mes ngjyrave
por udha mbetet gri…
( mimozabici@ “Nuancat gri”, poezi, Tiranë, tetor, 2022)
Bota lakuriq
Të paktën s’do ruaj kujtime
botës lakuriq
s’do mbetet gjurrmë nga asnjë
përveçse njeriut të parë
lindur larmisë natyrore
të botës së pastërt nga hiçi
Bota lakuriq
Nuk do kem kohë të arrij përsëri
modën e veshjeve shumëngjyrëshe
Ndonjë fotografi e vjetër nëse do mundet shpëtuar
për të treguar sa e re dhe moderne kam qenë si në kohën ku po jetohet
Por nëse do jetë harruar ekzistenca e fotoshopit apo bisturisë
ku mburr të tashmen me lavdi.
Bota lakuriq
Po turren pa turp ta pushtojnë të gjithë
derisa të ngopen inatit kohës që i veshi
Lëkura ime dhjamosur
end cipëza mëndafshi
sa ta veshin përciptazi
për të mbuluar identitetin
t’mos mbetur injoruar joshjes.
Më kapi koha mes dy kohëve
ëndrra thurrur dashurive mister
dashuruar fantazive çmëndurisht
Botës së veshur
Botës lakuriq.
( ” Bota lakuriq” poezi mimozabici@, Tiranë, shtator 2022 )




























Leave a Reply