Odiseas Elitis
 
Kalendari poetik: Odysseas Elytis (1911-1996)
 
Sot, më 2 nëntor është 111 vjetori i lindjes së poetit grek, përfaqësues i shquar i surrealizmit në poezinë greke. Me emrin e tij është quajtur aeroporti i Mitilinit, në ishullin Lesbos. Në vitin 1979 fitoi çmimin Nobel në letërsi, në motivacionin e dhënies së çmimit mes të tjerash thuhet “…për poezinë e tij ku spikat dëshira për lirinë intelektuale, zhvillim dhe krijim…” Ja poezia që përzgjodha në përvjetorin e nobelistit grek:
 
HELENA (Ελένη)
 
Me pikën e parë të shiut u vra vera
U njomën fjalët që shkëlqim yjve u patën dhënë
Të gjitha fjalët që për tek ti qenë drejtuar!
Ku t’i shtrijmë duart tani që koha na shpërfill
Ku t’i hedhim sytë tani që horizont i largët mes reve u mbyll
Tani që qepallat e tua u mbyllën mbi peisazhet tanë
Dhe si të përmbytur nga mjegulla
Mbetëm të vetmuar nga pamje mortore rrethuar.
 
Me ballin mbështetur në dritare dhëmbjen e re përgjojmë
S’ka vdekje që na mposht në qofsh Ti
Në pastë diku një erë që të mbush me jetë
Që nga afër të mbron si shpresa jonë nga larg të mbron
Në pastë diku
Një lëndinë të blertë përtej buzëqeshjes tënde deri te dielli
Që plot besim të thotë se sërish do të takohemi
S’është vdekja që na pret të përballemi
Por një pikë e vogël nga shiu i vjeshtës
Një ndjesi e turbullt
Kundërmimi i dheut të njomur i shpirtrave tanë që gjithnjë e më larg shkojnë
 
Dhe në mos qoftë dora jote mes tonave
Dhe në mos qoftë gjaku ynë ndër rrëmbat e ëndrrave të tua
Drita e qiellit të panjollë
Dhe muzika e padukshme brenda nesh oh! për të qarë
Shtegtare qysh kur na lidhi me botën
Është tashmë era e lagësht e vjeshtës, ndarja,
Brryli që me hidhërim mbështetet mbi kujtesën
Që del jashtë kur nata nga drita na ndan
Pas dritares që mbi dhëmbjen vështron
Dhe asgjë nuk sheh
Sepse këngë e padukshme është bërë tashmë zjarri në vatër
Trokitja e sahatit të madh në mur
Sepse është bërë
Poezi varg pas vargu tingulli me ritmin e shiut, lotëve dhe fjalëve
Fjalë jo si të tjerat por që veç për ty janë dhe drejt teje drejtohen!
 
(përktheu nga greqishtja në italisht Paola Maria Minucci)
 
 
maks
 
© shqipëroi nga italishtja Maksim Rakipaj
 

Leave a Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

ATUNIS GALAXY POETRY

atunisgalaktika@gmail.com

https://atunis.albanianforum.net/

Blog Stats

2,300,263 hits

November 2022
M T W T F S S
 123456
78910111213
14151617181920
21222324252627
282930  

CATEGORIES LIST

BOARD OF DIRECTORS

  • Agron Shele (Albania -Belgium)
    Hasije Selishta – Kryeziu (Kosovo)
    Peter Tase (USA)
    Prof. Dr. Jeton Kelmendi (Albania- Belgium)
    Anna Keiko (China)
    Raimonda Moisiu IWA (Albania -USA)
    Dimitris P. Kraniotis (Greece)
    Sunita Paul (India)
    Isilda Nunes (Portugal)
    Dr. Claudia Piccinno (Italy)
    Susana Roberts (Argentina)
    Pavol Janik (Slovakia)
    Leda García Pérez (Costa Rica)
    Alisa Velaj (Albania)
    Dr. Jernail Singh Anand (India)
    Eden Soriano Trinidad (Philippine)
    Shoshana Vegh (Israel)
    NilavroNill Shoovro (India)
    Gunsel Djemal (UK)
    Võ Thị Như Mai (Vietnam – Australia)
    Luz María López (Puerto Rico)
    Sinan Vaka (Albania)
    Virginia Fernández Collado (Spain)
    Rozalia Aleksandrova (Bulgaria)
    Lumo Kolleshi ( Albania)
    Irina Hysi ( Albania)
    Rami Kamberi ( North Macedonia)
    Bilall Maliqi (Presheve)
    Milica Lilic (Serbia)

CONTACT

← Back

Thank you for your response. ✨

ARCHIVE

Terms List