Henry van Dyke
Kalendari poetik: Henry van Dyke (1852-1933)
Shkrimtar dhe poet amerikan, u lind 170 vite më parë. Shërbeu si prift presbiterian dhe më pas si profesor i gjuhës dhe letërsisë angleze në Princeton. Ja një poezi në 170 vjetorin e lindjes së tij:
KOHA
Koha është
tepër e ngadaltë për atë që pret,
tepër e shpejtë për atë që trëmbet,
tepër e gjatë për atë që vuan,
tepër e shkurtër për atë që gëzon,
por përjetësi, për atë që dashuron.

© shqipëroi Maksim Rakipaj




























Leave a Reply