Poezi nga Heinrich Heine (1797-1856)
Një grua
Ata ishin të dy në një zemër dashtnie,
Ai ishte hajdut, ajo ishte qejflie.
Kur bënte ai marifete sa deshte,
Ajo zhdërvillej mbi shtrat dhe qeshte.
Dita kalonte në gëzim e kënaqësi,
Ajo natës rrinte mbi gjoksin e tij.
Në burg u soll ai kur s’deshte,
Ajo në dritare rrinte dhe qeshte.
Ai i çoi fjalë: “O eja tek unë,
Të dëshiroj fort, jam malluar shumë,
Ty po të thërras”, të lëngonte s’deshte-
Ajo kokën tundte dhe vetëm qeshte.
E varën rreth gjashtës porsa agoi,
Më shtatë i shtrirë në dhé përfundoi;
Por ajo rreth tetës, ashtu siç deshte,
Pinte verë të kuqe dhe vetëm qeshte.
Ein Weib
Sie hatten sich beide so herzlich lieb,
Spitzbübin war sie, er war ein Dieb.
Wenn er Schelmenstreiche machte,
Sie warf sich aufs Bett und lachte.
Der Tag verging in Freud und Lust,
Des Nachts lag sie an seiner Brust.
Als man ins Gefängnis ihn brachte,
Sie stand am Fenster und lachte.
Er ließ ihr sagen: O komm zu mir,
Ich sehne mich so sehr nach dir,
Ich rufe nach dir, ich schmachte –
Sie schüttelt’ das Haupt und lachte.
Um sechse des Morgens ward er gehenkt,
Um sieben ward er ins Grab gesenkt;
Sie aber schon um achte
Trank roten Wein und lachte.
Porsi një lule je ti
Porsi një lule je ti,
Kaq e bukur, e pastër, e ëmbël;
Të vështroj, e një melankoli
Më futet fshehtas në zemër.
Ndiej duart që epem t’i fus
Te flokët e tua t’i shtrij,
Dhe Zotin t’ju ruajë, ta lus
Kaq të ëmbël, të pastër, perri.
Du bist wie eine Blume
Du bist wie eine Blume,
So hold und schön und rein;
Ich schau’ dich an, und Wehmut
Schleicht mir ins Herz hinein.
Mir ist, als ob ich die Hände
Aufs Haupt dir legen sollt’,
Betend, dass Gott dich erhalte
So rein und schön und hold.

Përktheu nga gjermanishtja Alfred Kola
Korçë, 9 tetor 2021



























Leave a Reply