Poezi nga Bilall M. Maliqi
ÇDO DITË
Çdo ditë të lume
të them lamtumirë
Përderisa natën
(Më)troket
në portën e ëndrrës
Në secilën stinë
shuhet nga një mall
Si një hije e humbur
e natës futë
Çdo shpresë e gufuar
tani shtrihet
gjerë e gjatë
në horizontalen e vdekjes
Pastaj
në rrashtën time
Kornizohet një kujtesë…
PA BARAZIM
Mos ma kërko atë
Që as ti
S’mund ta falësh
Se kjo matematikë
S’ka dot
B
A
R
A
Z
I
M
Veç mbetje hatri
Dhe hidhërim …
DËSHMITARE E VETMISË
(Sot) e zgjodha heshtjen
Të bëhet
Dëshmitare e vetmisë
Të shtrihet sikur re
E të bëjë hije
Mbi rrashtat e harlisur
Të kohës
Pastaj…
Le të gjumoset
Në shtratin e ëndrrës
Kur të zgjohet
Le t’i përkulet e falet
Përvajshëm Agimit të ri…
BRENDA
Brenda mbytjes
Plasi loti
Dhembja mori hov
Shpresa mërgoi
Fati perëndoi
Brenda shpirtit
U ndez një zjarr
Që përvëlon
Pastaj si n’shuplakë
pikuan ca pika malli
Brenda këngës
U zgjua një baladë
I përloti ca hije
Nëpër hijezim kohe..
OFSHAMË E VARUR
Brenda heshtjes
Seç shpërtheu
Një ulurimë
E
Q
A
R
T
U
R
E hijes së maskuar
Pastaj
Koha
Ia grisi maskën
Një
S
A
T
A
N
I
Të mallkuar




























Leave a Reply