Poezi nga Teuta Sadiku
 
 
Penelopa
 
Të pres tek fari i jetës ,i dashur
kush sa anije këtej kanë kaluar
në bust u derdha nga pritja e gjatë
me të Lasgushit varg ndër duar,
 
Liqeni përkund me ngadalë ëndrrat,
rrugët detare janë bllokuar,
që kur Odisea shiti gjithshka për një Itakë,
Pinelopë nuk dëshiron të jetë më asnjë grua.
 
 
DESHIFRIM NDJENJASH
 
sytë ..e dashurisë,
dy ishuj të panjohur
si t’u afrohej….ngurronte.
Emigruan duart të parat,
të shurdhuara u fundosën.
 
Oh, si përpëliteshin mollzat e gishtave
mes valësh morën përsipër
radiogramën e zemrës të regjistronin
edhe drithërimën më të vogël
..në thellësi ta deshifronin.
 
 
SOT
 
Do dal ta shoh jetën në kokërdhokun e syrit.
I janë mpirë kockat ,i janë prerë gjunjët
Kërkon ti shtrijë sado pakëz
deri në trotuaret e pasdites.
 
Atje në fund të rrugicës ku jeta shitet
për një kothere bukë mishi I bardhë.
Atje ku rrinë skrupull të pastrehët
me dorën zgjatur drejt Zotave,
ku fëmijët e semaforëve numërojnë me gishta
të hollat e falura duke gërmuar xhepat.
.
Natyra lëshuar lakuriq
zbret nga degët e pemëve
përunjet pranë këmbëve tona,
kurse ne ,njerzit shesim pa turp
frytet e saj të pjekura hedhur mbi tezgë .
 
Vjolina e jevgut shoqëron tingujt shumëgjuhëshe,
koloriti i pafund më ngjason me një ylber
mbi poret e lëkurës ndihmës shtëpijakja
bërë qull nga shiu i djersës heshturazi këlthet.
 
Njeriu shtyn qeren e kohës ,sot
femra rrugëve me karrocë tërheq mitrën e Tokës,
fëmija në udhëkryq xhvoksh frytin e Jetës.
 
 

Leave a Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

ATUNIS GALAXY POETRY

atunisgalaktika@gmail.com

https://atunis.albanianforum.net/

Blog Stats

2,300,205 hits

November 2022
M T W T F S S
 123456
78910111213
14151617181920
21222324252627
282930  

CATEGORIES LIST

BOARD OF DIRECTORS

  • Agron Shele (Albania -Belgium)
    Hasije Selishta – Kryeziu (Kosovo)
    Peter Tase (USA)
    Prof. Dr. Jeton Kelmendi (Albania- Belgium)
    Anna Keiko (China)
    Raimonda Moisiu IWA (Albania -USA)
    Dimitris P. Kraniotis (Greece)
    Sunita Paul (India)
    Isilda Nunes (Portugal)
    Dr. Claudia Piccinno (Italy)
    Susana Roberts (Argentina)
    Pavol Janik (Slovakia)
    Leda García Pérez (Costa Rica)
    Alisa Velaj (Albania)
    Dr. Jernail Singh Anand (India)
    Eden Soriano Trinidad (Philippine)
    Shoshana Vegh (Israel)
    NilavroNill Shoovro (India)
    Gunsel Djemal (UK)
    Võ Thị Như Mai (Vietnam – Australia)
    Luz María López (Puerto Rico)
    Sinan Vaka (Albania)
    Virginia Fernández Collado (Spain)
    Rozalia Aleksandrova (Bulgaria)
    Lumo Kolleshi ( Albania)
    Irina Hysi ( Albania)
    Rami Kamberi ( North Macedonia)
    Bilall Maliqi (Presheve)
    Milica Lilic (Serbia)

CONTACT

← Back

Thank you for your response. ✨

ARCHIVE

Terms List