Poezi nga Dorothy Parker ( 1893 -1967)
VERË INDIANE
Në rini, vetëm një mënyrë kam pasur
Për të bërë më të mirën për tu kënaqur,
Të shkoja, me çdo djalë që me dilte para,
Duke ju përshtatur tekave të tij.
Por tani i njoh gjërat, i di,
Dhe bëj ato që bëj;
Dhe nëse ti nuk më pëlqen kështu siç jam,
Në ferr, dashuria ime, bashkë me ty!
NJË KËNGË SHUMË E SHKURTËR
Një herë, kur isha e re dhe e vërtetë,
Dikush më ka lënë të trishtuar –
Theu zemrën time të brishtë në dy;
Dhe kjo është një gjë e keqe.
Dashuria është për njerëzit e pafat,
Dashuria është vetëm një mallkim.
Dikur atje ish dhe një zemër që unë theva ;
Dhe kjo, mendoj, është akoma më e keqe.

Shqipëroi: K.P. Traboini
WORLD POETICA




























Leave a Reply