Poezi nga Nora Halili
 
 
NESËR
 
Neser, ka me kan krejt ndryshe,
Dielli s’ka me nze i soj.
S’ke me kan ma supi jem,
as unë krahu yt…
 
Neser dhe ajri ka me mbytë,
n’qiejt e mrrolun pa ngjyrë kam me tretë pa dokë …
E unë si dëshmi mundem me thanë,
andrra kur e prekë, asht e hidhun.
 
Neser n’drum t’jetës kam me lanë i shej,
ndoshta, diku me sosë, pa u nisë…
Po shpirti i ligshtuem ka me mbet,
peng i rrajve t’vjetra, n’kohë medeti…
 
 
PA TITULL
 
T’prita, t’lypa, t’humba n’fillim vjeshte,
ty motiv pa emen, pa formë…
N’vorbulla lotësh sytë me u mbyt,
karakter t’ri, vuejtja me gdhënd.
 
N’furtunë dhimbje mora rrugë,
pa hartë, pa busull, mas gjurmsh shprese…
N’jezerin e kohës shpirtin me pshtue,
i rreze dielli mora kujtim.
 
T’prita, t’lypa, t’gjeta,
bashkë me dallandyshet erdhe…
N’fillim vjeshte t’tretesh n’askund,
motiv pa emen, pa formë…
 
 
DRENUSHË
 
E di, mujë me ti ndie brëngat e shpirtit,
ashtu si ti dhe unë e due lirinë.
Ti shoh dhe telat qi t’rrethojnë, t’ndalin hapin,
e telat qi m’kan zanë n’lak nuk mi vre…
 
Ti di andrrat, ani se me gojë s’m folë,
n’sy ta lexoj mallin qi t,mbyt.
I lot po t’lypi për shpirtin tem qi ka shterrë
n’malet e mia kam peng ditët që jetë s’u dhashë.
 
Mos m’shih vranshëm, droe mos kie,
due qafën me e shtrë n’qafë tande.
Tash t’piskatim bashkë për çka fati na grabiti nër krahë,
si ti dhe unë, jam drenushë e varrume n’fatin tem…
 
 

Leave a Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

ATUNIS GALAXY POETRY

atunisgalaktika@gmail.com

https://atunis.albanianforum.net/

Blog Stats

2,300,206 hits

November 2022
M T W T F S S
 123456
78910111213
14151617181920
21222324252627
282930  

CATEGORIES LIST

BOARD OF DIRECTORS

  • Agron Shele (Albania -Belgium)
    Hasije Selishta – Kryeziu (Kosovo)
    Peter Tase (USA)
    Prof. Dr. Jeton Kelmendi (Albania- Belgium)
    Anna Keiko (China)
    Raimonda Moisiu IWA (Albania -USA)
    Dimitris P. Kraniotis (Greece)
    Sunita Paul (India)
    Isilda Nunes (Portugal)
    Dr. Claudia Piccinno (Italy)
    Susana Roberts (Argentina)
    Pavol Janik (Slovakia)
    Leda García Pérez (Costa Rica)
    Alisa Velaj (Albania)
    Dr. Jernail Singh Anand (India)
    Eden Soriano Trinidad (Philippine)
    Shoshana Vegh (Israel)
    NilavroNill Shoovro (India)
    Gunsel Djemal (UK)
    Võ Thị Như Mai (Vietnam – Australia)
    Luz María López (Puerto Rico)
    Sinan Vaka (Albania)
    Virginia Fernández Collado (Spain)
    Rozalia Aleksandrova (Bulgaria)
    Lumo Kolleshi ( Albania)
    Irina Hysi ( Albania)
    Rami Kamberi ( North Macedonia)
    Bilall Maliqi (Presheve)
    Milica Lilic (Serbia)

CONTACT

← Back

Thank you for your response. ✨

ARCHIVE

Terms List