Poezi nga Biljana Z. Biljanovska
TOKË E SHENJTË
Të lindësh nën diellin
e këtij vendi
ku agimi e muzgu
dinë të martohen,
ku shenjtëria e tokës
ka aromën e dashurisë,
dhe jeta rrjedh si
një lumë i qetë
i mbushur me
dhembshuri dhe ngrohtësi.
Të jetosh në tokë
Arat e së cilës janë fusha
të ushqimit tokësor
të ngrohura nga dielli
dhe dashuria e fshatarëve,
ku këndojnë zogjtë
edhe natën.
Të duash jetën e mbushur me
shijen e një revolucioni të përhershëm,
mision i përgjakshëm,
si trashëgim stërgjyshor.
Shenjtëria për të cilën flas,
që është pjesë e shpirtit tonë,
e dëshirave tona të përditshme
nuk i lejon askujt,
të na lërë pa tokë,
pa atdhe.
TERRE SAINTE
Naître sous le soleil
de cette pays
où l’aube et crépuscule
savent se marier,
où la sainteté de la terre
a l’odeur de l’amour,
et la vie coule comme
un fleuve doux
remplie avec
la tendresse et chaleur.
Vivre sur la terre
dont champs sont plaines
des nourritures terrestres
baignés du soleil
et l’amour des paysans,
où les oiseaux chantent
même la nuit.
Aimer la vie remplie avec
le goût d’une révolution perpétuelle,
la tâche eu par le sang,
par hérédité ancestral.
La sainteté dont je parle
fait partie de notre âme,
de nos désirs quotidiennes
ne permettre à personne,
nous priver de notre terre
de notre patrie.
Përktheu nga frëngjishtja Viktor Bakillari




























Leave a Reply