Poemë nga Mehmet Rrema
KUR E PUTHE ATË FLAMUR (Poemë)
13
KUR E PUTHE ATË FLAMUR
Në Boletin aty majë kodrës
Ngrihet lart dhe i puth retë
Gjashtë herë hasmit atë e dogjën
Prapë kala, kjo që i pret rrufetë
S’shembet kulla e Boletinit
I ka rrënjët në tokë dardane
Sa të jetë dielli i biri i qiellit
Ka me i pritur të gjitha tufanet
II
Të dhanë tituj po nuk i deshe
Të dhanë para s’ua pranove
Dy allti në brez i ngjeshe
Kraili as mbreti s’iu dorëzove
Shtatë mijë trupa të çoi Hamiti
Kosovë trimen me nënshtruar
Të dogjën kullën nga inati
Ndërsa ikin me marre mbuluar
Nuk të lodhën lufta e moti
Nuk të lodhën rrugët e gjata
Pate zemrën fuçi baroti
Si bilbil t’këndonte naganta
S’pat sëmundje me të pre rrugën
As armik me të dalë në ballë
Veç tradhtia që zgjedh errësirën
Me gjakprishur e mercenar
Shumë ta njohën ty trimërin
Shumë ta njohën besën e burrit
Kur në Londër e nxorre alltinë
The, kjo është fytyr’ e shqiptarit
Veç një herë u gjunjëzove
Kur e puthe atë flamur
Dhe mbi shtizë lart e çove
Me Qmalin, atë Vlonjat burrë.
Sa qe gjallë për të luftove
Dhe një “uff” se lëshove kurrë
Shtat bajrak kudo qendrove
Boletin ti or Lis mbi Gurë
Në Shlivovë kur frynte era
Edhe dielli s’mundej me dalë
Pate veç shtatëmbëdjetë pranvera
Kur u dole turqëve ballë për ballë
Në zjarr të luftës për pavarësi
Në beteja ti ishe i pari
Dhe’ gjithëçka veç për lirinë
Atë liri që desh shqiptari
Nuk e harron kurrë ai turk’ i zi
Edhe sot mbas një shekulli
Kur ia theve plot shtatë mijë
Dhe u larguan si qe të tredhur
Ikën rrugësh duke rënkuar
Përmbi çallma u ngrinte dielli
Shumë të vrarë e shumë t’plaguar
Në zjarr të nagantës së Boletin
Nga Selaniku në Pazarë të Ri
Në çdo pëllëmbë ku jetojnë shqiptarë
Siç pat thënë në Stamboll Gosheni
Shtet shqipëtar shpejt do t’i them
Nuk ka turk grek e as Serbi
Gjithë këto troje janë Shqipëri
Të jetojnë në paqë edhe në liri
Këtë Evropa duhet ta dijë
&&&&
Për këtë Isa fort pat punuar
Bashkë me trima e shumë shokë të tij
Kur qenë mbledhur në kullë të Popovës
Me ndez luftën në çdo cep t’Kosovës
Në Popovë atje tek kulla
Ku qenë mbledhur më trimat burra
E patën ra t’gjithë në një fjalë
Gjethi parë sa të nisë me dalë
I gjithë vendi më këmbë me u çuar
I madh e i vogël kush është për pushkë
Në shpinë t’armikut me ju lëshuar
12Mbarë Kosovën me e çliruar
Me ndez luftën ku i thonë Shqipëri
Me e nxjerr jashtë të zezën Serbi
Më të mirës hise që ka Shqipëria
Në buzë të, pranverës t’i vijë liria
Këtu të mos ketë as turk as shkia
Të çlirohemi nga çdo ushtri
Në qafë kujt mos me i ra
I lirë shqiptari në troje të tij
Nga Beogradi në Peterburg
Nga Parisi deri më Potgoricë
Mbret e car bashkë qenë ul
Boletinit me i zënë pritë
Diku lufta diku prita
Herë më Kral e herë me mbret
Turq e shkia lëshuar si bisha
Kush më shumë Shqipërinë me shkel
E duan të gjithë ta kenë nën këmbë
E duan të gjithë me e sllavizuar
Si çakej ta shqyejnë me dhëmbë
Duan këtë komb me e ç’faruar.
S’duan mbi tokë t’ketë farë shqiptari
Dhe mbi tokë të mos ketë , Shqipëri
Ta marrë greku e ta hajë sllavi
Nëna në djep më t’mos përkund fëmijë
2
Se në shekuj mor atdhe
Ca djem tuaj shumë lirë janë ble
Që nga Hamza e Moisiu
Esat Pashë e Cen Kryeziu
Esat pasha i Toptanit
Puthi shkjaun me turkun fjeti
Për para tradhtoi vatanin
Turk e shkja, veten e gjeti.
Ky Esat pjellë e shejtanit
Për një grusht me flori
Nxorri çelësin ia dha Millanit
E la Shkodrën nën Mal të Zi
Po ky Kryeziu me të tijët
Që po puth këmbët e Nikollës
Që për një grusht me flori
Prita u zen bijëve t’Kosovës
3
Fort mendohet sonte kjo hënë
Mbi Cetinë e ka ndaluar rrugën
Po e vështron të madhen gëmë
Se si trimat po e bëjnë luftën
Luftojnë trimat pre në rrugë
Kërcet pushka flakë merr lumi
Një me dhjetë ngujuar në urë
Vet i nëntë është Boletini
Thërret Gilasi me zë të fortë
Thërret sa lumi nis e dridhet
Lëshoni burra ata armë në tokë
Boletini sonte do t’lidhet
Besa besë more Nikoll i Gilasit
Që më ke dalë me tetëdhjetë vetë
Djemtë e mi gjallë si ke lidhur
As mua jo, dhe n’i paç dhjetë jetë
S’lidhet besa, jo Isa Boletini
Gjallë s’dorëzohet biri i shqiptarit
Më parë ndalon rrjedhën ujiët e Drinit
Më parë shkrihen gurët e malit
Aty lufta qe luftë mizore
Kurrë ai vend luftë të tillë s’pat parë
Ranë nëntë trima me armë në dorë
Por më shumë xhandarë janë vrarë
Gjëmon qielli shkrrpin rrufetë
Horizontin e çajnë vetëtima
Thua se lumi është kthyer në detë
Në të u mbytët sonte Cetina
4
Ah Ribnicë ty të shitoftë gjama
Uji t’u ktheftë në vaji e lot
Si s’tu këput atë ditë këmba
Me i thënë trimit, mos kalo sot
T’i je ngritur me bashkuar shpirtërat
E me lidhur kudo miqësi
Si nuk fole një fjalë moj të raftë pika
Se mbi ty patën ngrit pusi?!
Me një pëllumb ta çoje fjalën
Mos ta merrte trimi atë rrugë
Le të përpiqej me Knjaz Nikollën
Në fushë betejë një tjetër ditë
Si u bashkove me pabesinë
Edhe trimave ua preve rrugën
U bëre pritë bashkë në errësirë
Me Savë Bataren, atë kokë mushkën.
Po shikojnë nëpër frëngji
Ca ministra veshur me turp
Me Nikollën e Malit të Zi
Shikojnë luftën trup me trup
Duan ta shohin të përkulur lisin
E në kokë me i vënë shajkaqën
Duan ta lidhin Boletini
Para botës me ia marrë faqen.
Pranë oxhakut rrin Nikolla
Thotë si unë trim tjetër s’ka
Vera derdhet nëpër gota
Mishi i derrit i tharë në tra
Herë flet gota herë flet Nikolla
Shlivovica gati merr flakë
Trim si unë thotë nuk ka bota
Për manxerre e as për shpatë
Rri Nikolla ulur në mindere
Ndòrsa dëgjonte ato batare
I skuqte fytyra duke pirë verë
Thërret Milenën t’i sjellë një kafe
Dil një herë e vështron jashtë
Çfarë po ndodh as vetë s’po e di
Thanë se janë nja pesë a gjashtë
Po e bëjnë luftën sa për një mijë
Mos ke frikë që rrin kaq urtë
E s’po të dëgjohet zëri në gojë
Sot të mbetet në derë një turp
Pabesia sot, mbarë të shkoi
Dikur mik e ke pas në shtëpi
Në krye të oxhakut e ke ul
Sot Biscofi ta qiti në pusi
Dhjetë me një po u hap luftë
Flet Milena urtë e butë
Nga dritarja pa i heq sytë
Sot mor burrë je vesh me turp
Me dredhi i fute në pritë
Në ball të Nikollës fryhet damari
Sytë shkëndia i lëshojnë
Qendron ulur aty përbri zjarri,
Nga inati djersët e mbulojnë
Kërcet dhëmbët gati me i thyer
Këtë Milena e kupton
E shikon si ësht skuq në fytyrë
Nis në shpatulla dhe e fërkon
Ulu këtu i thotë Nikolla
Dhe ngadalë e ul në prehër
Punën e saj e pat bërë gota
Edhe zjarri që e pat nxe
&&&
Qan Moraçka me lot prej guri
Dridhet Buna fryhet Drini
E merr vesh Elez Isufi
Çoi djem thotë, mbi shkia bini
Çoi djem bini mbi shkia
Se një mik sot më ka mbet
Boletini më i miri vëlla
Në Ribnicë qenka përpjek.
Shtrin kulshedra krahët e veta
Mbi Krasniqi dhe mbi Lumë
Thotë në Durrës t’më gjej pranvera
Dua Shqipërinë, por, edhe më shumë
Më ngadalë ti, or Krajl i zi
Që ke ardhur këtu pa të ftuar
Besa këtu i thonë Shqipëri
Më plumb rrugën e gjen të shtruar
Nuk mund të gjesh kudo tradhtarë
Që t’i blejshë me flori
Këtu s’do të jap as tokë për varr
Ku të fusësh korbat e zi
Në Veleshnicë e Kastriot
Nuk po gjen kund vrimë ushtria
Dy mijë korba ti kam vra sot
Të mbuloftë marrja e tradhtia
Të kanë ardhur ndihma nga Rusia
Po lënë kokën në malet tona
E me ta edhe tradhtar; ca Halita e Kazia
Turp po u çojnë nënave tek votra
&&&
Biscof, Biscof, ti pjellë e pabesisë
Kopil i kurvës së vjetër të Europë
Çfarë të pat bërë ty biri Shqipërisë
Që ia lëshove në dorë Nikollës
Knjaz Nikollës buze oxhakut
I derdhet vera e i lag mustakun
I çon fjalë Abdyl Hamiti
Sot në Cetino ta mora hakun
Ma sillni Savën dhe Nikollë trimin
Do ta pij me ta një gotë
Se luftuan me Isa Boletini
Atë që frikë s’kish pushkë as shpatë
E bënë luftën si dragonj
Me atë trim dhe shokët e tij
Thatë asnjë nga ata nuk shpëtoi
Kjo për mua është një lavdi
Shpejt ma shkruani telegramin
Për Stamboll e për Beograd
Karagjorgjët dhe Sulltanët
Mos t’më quajnë të lehtë aspak
Në derë fut kokën adjutani
Nderuar qofsh ti Kniaz i ynë
Nikoll Gilasi zemër luani
Jashtë po pret, e do me hyrë
Fute brenda atë xheni
E të na thotë si mbaroi lufta
Se luftoi sa për një ushtri
Atë vigan hej i lumtë pushka
Vjen Gilasi me armë ngjesh
Një në krah e dy në brez
Merr nagantën dhe ia afro
Kjo nagantën ma nuk shkreh
Me duar të mia e vrava trimin
Atë më të fortin djalë shqiptar
Krye heroin Isa Boletinin
bashkë me tetë trimat e tjerë
Po nga ne a mbetën shumë
Se luftë të madhe kam dëgjuar
Pyet Nikolla aty buzë hinit
A thua sot më keni turpëruar?
Dymbëdhjetë të vrarë
Më shumë të shituar
Veç nga dora e Boletini
Por si heronj kanë luftuar
Nis Nikolla kruhet nga koka
Ç’fryen nga inati si i tërbuar
Mos ta dijë këtë Evropa
Shumë keq lufta pask shkuar
Merrni të varët dhe i rregulloni
Askush këtë sot mos ta dijë
Sidoqoftë luftëtarët nderoni
Dhe të plagosurit çoni në shtëpi
Me nderim tua bëni adetin
Si të tonëve dhe të Boletinit
Se të arta ne i kemi zakonet
Siç i bëhet nderimi trimit
Tanët mblidhni e në kishë çoni
Thireni priftin që ti bekojë
Me flmurë të gjithë mbuloni
Shpirti i tyre drejtë qiellit të shkoi
Dhe ata me shumë kujdes
Bëni gati si na e don zakoni
Mos i lini të shtrirë në shesh
Shokëve të tyre ua dorëzoni
Pret Gilasi të dëgjoi një fjalë
Për atë luftë që bëri sonte
Pret ta marrë sonte një gradë
Dekorata në gjoks të shikonte
Ngreje gotën i thotë Nikolla
Telegramet shumë kam shkruar
Të ma njohë trimërinë Evropa
Lufta e madhe sapo ka filluar
Shikon Gilasi fytyra i nxihet
Pse sot Kniaz shumë po dredh fjalë
Me një gotë verë në dorë s’rrihet
Ky për trimin është si me e vrarë
I hedh sytë nga Milena
Që kokë ulur rri e s’bëzan
Mos kjo ka hallet e veta
Fjala në grykë pse iu ka tha?
Prush në votër fort po nxen
Krail Nikolla nis dhe kotet
Një kockë Mishi mezi e bren
Nis konaku dhe i rrotullohet
Rrin Gilasi disi i menduar
Pse e bëri sonte atë gjëmë
Si e vrava unë atë dragua
Kafsho gjuhë fort me dhëmbë
S’vlenë trimëria pa nderime
S’vlenë trimëria pa një gradë
Zjarr e ndeza martinën time
Kral Nikolla s’e tha një fjalë
Del nga dera si furtuna,
Sytë i nxjerrin shkëndia
Ikën si ari i plaguar
Nuk shikon rrugën me sy
S’pat menduar Gilasi,
Se kaq do të vlente arma e tij
Vrau trimin e Ballkanit,
Krali i nxjerr një gotë raki
T’i mu thafshë moj e imja dorë
M’u këputshi o gishtat e mi
Sì è shkrepe atë armë mizore
Mbi atë trim që si len Shqipërisë
T’u thaftë gryka moj martinë
Që i shkrehe ata plumba sonte
Dhe ti Biscof që ngrite pusinë
Në urë të Ribnicës para mi nxorre
&&&
Çfar kujtove ti bishë i netëve të zeza
T’i që në deje të rrjedh veç pabesia
Ku të shkel këmba djeg vetëm zemëra
Se Shqipëria d’do të ketë më trima?
Një më I miri edhe mbeti
Bashkë me djem dhe shokë të tij
Por Shqipëria more lum mbreti
Prapë do të lindi sokola të ri
Jo or jo, Shqipëria prap ka trimat si Zana
Që sa të ketë djell e sa të ndriçoi hëna
Sa të ketë uji të kulluar në kroje tona
Nuk të nënshtrohen ty ata luana
&&&&
Rozafati fort po rënkonte
Buna rrjedh me gjak përzier
Ka hy shkjau kërdinë po bën
Ku gjen vret pleq gra e fëimi
…
&&&&
Atje larg në trojet dardane
Serbi zgjat trupin si bolla
Kosova gjumë nuk flen sonte
Kanë marrë vesh çka bërë Nikolla
…
&&&
Biscof dhelpëra pa nderë në faqe
Me ngritur çarqe veç ke mësuar
Me gënjeshtra mbushur me laika
I the trimit në besë të kam unë
Mallkuar të qoftë francez ty raca
Turpi në faqe të mbuloftë për jetë
Si i nxorre atë ditë tek Moraçka
Nikoll Gilasin me tetëdhjet vetë
Nxorre Savë dhe Nikollën
Me tetëdhjetë e ca xhandarë
porsi ujku në pre u hodhën
Boletinin me e zënë të gjallë
Deshën të gjallë tja çojnë Nikollës
E me të të fitojnë ca grda
Por nuk dinin se biri i Kosovës
Gjallë nuk lidhet tek Moraçk
&&&
Ndalën këngën zogjtë në shpat të malit
Qyqja loton pa pra në buzë të Morsçkës
Në Tiranë biri Toptani i tregon kalit
Pse Hasan Rizanë ia la në dorë Balit
&&&
Ckërmit dhëmbët kulshedër e Ballkanit
Sytë si zjarri i flakërojnë
Mallkuar qofsh ditë e njëzet e tre janarit
Ua ndale rrugën trimave, moj pse s’i le të shkojnë.
….
&&&
Gra,lereni xhevahiret tuaj në ballë tju ndriçojnë
Se trimat ranë, po nuk bie Shqipëria
Përkundni djepat, vaji të mos ju mbuloi
Nga belbëzimi i fëmijës të dridhet pabesia.
Se ky truall trima si Zana gjithnjë ka nxerrë
Një bie si hro po lindin njëmijë të tjerë
Që vendn e të parëve e mbrojnë dhe i dalin zot
Për atdhe e komb, çdonjëri është një Kastriot.
&&&
Që një shekull dyert i mban të hapura në kodër kulla
Vijnë e shkojnë burra në kortezh mortor pa kohë
Nuk ndërpritet jo ky mort deri sa aty të vijnë ata burra
Që për shqiptari luftën ndezën sa u trondit një Evropë
&&&&
Çonju ju gegë çohuni toskë e lab
O sot o kurrë atdheu ka nevojë
Atdheun të mbroni, se hasmi prapë
Po i ckërmit dhëmbët e do t’na kafshoi
Në ditë më të mirë kur lulet kanë nis me çel
Kur pranvera sapo ka trokitur në derën tonë
Prapë ka puthador që në deje u rrjedh qelb
Në dëm të atdheut bëjnë çfarë kanë në dorë
Çoni pra zgjon nga varri kudo janë trimat
Ngrini për to, lapidar për vendin flijuan
Shtrëngoni radhët dhe pastroni krimbat
Që zemrën e atdheut kërkojnë të na e bluajnë!




























Leave a Reply