Marie Under
 
Kalendari poetik: Marie Under, poete disidente nga Estonia
 
Më 27 mars 1883 është data e lindjes së Marie Under, njëri nga zërat më kumbues të poezisë estoneze, themeluese e Bashkimit të Shkrimtarëve Estonë dhe tetë herë kandidate për çmimin Nobel, që do ta kishte merituar plotësisht. Ish Bashkimi Sovjetik, pasi ndau përgjysëm Poloninë me Gjermaninë hitleriane, pushtoi edhe republikat baltike, pushtim që vazhdoi deri pas vitit 1990. Aleatët e Mëdhenj, miratuan në heshtje pushtimet e Sifit. Me pushtimin e Estonisë në vitin 1944, nga ushtria sovjetike, Marie u arratis me gjithë familjen për në Suedi, ku edhe ndrroi jetë në moshën 97 vjeçare, më 25 shtator 1980. Në vitin 2015, u bë rivarrimi në atdheun e saj, Estoni. Poezitë e saj janë përkthyer në 26 gjuhë, është autorja estone më e përkthyer në botë. Ta përkujtojmë me këtë shqipërim në 140 vjetorin e lindjes:
 
DENONCIM
 
Me gojët e njerëzve të mi qaj, ulurij,
Vendi është goditur me zjarr dhe me hekur,
Nga hijet e të varurve gjithë vendi nxin,
Si varrezë e madhe, mbushur me të vdekur.
 
Kush vjen të ndihmojë? Menjëherë, tani, shpejt!
I sëmuri ka nevojë, më nuk mbahet dot.
Dhe si cicërimë e zogjve, zëri im humbet
Në zbrazëti: krejt mospërfillëse kjo botë.
 
Foshnjat qajnë, pleqtë ngashërejnë të brengosur,
Duhet të dalin të gjithë të zhgënjyer në breg?
Gra dhe burra, rënkojnë si drerë të plagosur,
Kjo është përrallë me mbret për ata në pushtet.
 
Bota është e verbër, bota është shurdhuar,
Të fuqishmit e saj merren veç me marrëzi.
Keqardhje ndjen vërtet vetëm ai që vuan,
Ai që vuan ka zemër, si unë dhe ti.
 
 
maks
 
© shqipëroi Maksim Rakipaj
-përkthyer nga anglishtja; nga estonishtja në anglisht përktheu shkrimtarja bashkëkohëse estone, Sirje Kiin-

Leave a Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

ATUNIS GALAXY POETRY

atunisgalaktika@gmail.com

https://atunis.albanianforum.net/

Blog Stats

2,300,239 hits

March 2023
M T W T F S S
 12345
6789101112
13141516171819
20212223242526
2728293031  

CATEGORIES LIST

BOARD OF DIRECTORS

  • Agron Shele (Albania -Belgium)
    Hasije Selishta – Kryeziu (Kosovo)
    Peter Tase (USA)
    Prof. Dr. Jeton Kelmendi (Albania- Belgium)
    Anna Keiko (China)
    Raimonda Moisiu IWA (Albania -USA)
    Dimitris P. Kraniotis (Greece)
    Sunita Paul (India)
    Isilda Nunes (Portugal)
    Dr. Claudia Piccinno (Italy)
    Susana Roberts (Argentina)
    Pavol Janik (Slovakia)
    Leda García Pérez (Costa Rica)
    Alisa Velaj (Albania)
    Dr. Jernail Singh Anand (India)
    Eden Soriano Trinidad (Philippine)
    Shoshana Vegh (Israel)
    NilavroNill Shoovro (India)
    Gunsel Djemal (UK)
    Võ Thị Như Mai (Vietnam – Australia)
    Luz María López (Puerto Rico)
    Sinan Vaka (Albania)
    Virginia Fernández Collado (Spain)
    Rozalia Aleksandrova (Bulgaria)
    Lumo Kolleshi ( Albania)
    Irina Hysi ( Albania)
    Rami Kamberi ( North Macedonia)
    Bilall Maliqi (Presheve)
    Milica Lilic (Serbia)

CONTACT

← Back

Thank you for your response. ✨

ARCHIVE

Terms List