Armando Bettozzi
Kalendari poetik: Armando Bettozzi 1945
Sot, më 10 gusht, mbush 77 vjeç. Muzikant dhe poet, shkruan poezi dhe sonete në dialektin romanesk dhe në italishten zyrtare. Ka fituar shumë çmime gjatë karrierës. Ja një poezi prej tij në të folmen e Tironës:
KA QI JON ZULLAPA…KA QI S’MORIN VESH…
(Chi ‘n capisce…Chi nun sa…)
Nanji nuk merr vesh…po mson monobare;
Nanjoni qyshse ka le osht zullap krejt.
Ne m’e bukra fare kur osht deputet,
Apo s’merr kadoshi nji qerre pare.
Knej rryp, knej t’i shpjego t’gjitha mër jahu;
Kujto pallaveshi se osht vet Zoti.
Vet ne kajher, memzi arrijm t’i njofim,
Ne vje muhabeti e hajm sa krahu.
Nanji osht fare trap, por mo mir kshu:
Nuk mrrin me ja njof vetes budallikun…
Kush osht i mençëm e hudhin pri fikut,
Nuk i duro kush ata qi kon tru!
Njin flet kodra mas bregut njaty m’hije,
Disave amò, kjo i vje për shtat.
Mshtllja katunit ne bohen rahat
Si ai qi fol, si kush ja lu fijet….
Kush z’di n’e prano, osht gjo fort e rrall’
Sepse osht me fërtë nji shenj’ nershmënije,
Për m’e myll, çër i mungo ksaj shoqnije
Gëllboqen surratit ja kom bo hallall.

© shqipëroi Maksim Rakipaj




























Leave a Reply