Poezi nga Zaide Noka
Simfoni e rrallë
Spektatore e vetme jam
Para plepit përballë
Era me çdo gjethe të tij
Luan simfoni të rrallë
Nuk harron të më trazojë
Lëmsh e bën shpirtin tim
Eh ç’melodi i jep çdo gjetheje
Gati po më lë pa frymë!
Zili e ka çdo muzikant
Notat muzikore s’mund t’”i marrë
Eh,ç’simfoni më dha,
Era me plepin përballë!
***
Garoj pa tituj
në vrapin e jetës
arrij shpejt në finish
me disa rrudha , shumë thinja…
Kokën gjate vrapit nuk mund ta kthej
prej frikës së humbjes…
***
Konturet e malit te Gjalicës
Natën,
I vizatova me mijëra mendime
Ndalesa më e fortë ishte maja,
Të largëtat ,dritëvogla
shenjë më bënin
T’i trajtoja njëlloj lartësitë…




























Leave a Reply