Knuts Skujenieks
 
Kalendari poetik: Knuts Skujenieks (5 shtator 1936-25 korrik 2022)
 
Sot është data e lindjes së Knuts Skujenieks, poet, gazetar dhe përkthyes nga Letonia.
Në kohën e Bashkimit Sovjetik, e arrestuan dhe dënuan në vitin 1962 me 7 vjet punë të detyruar me akuzën “agjitacion dhe propagandë antisovjetike”. Kishte të drejtë t’i dërgonte familjes dhe miqve dy letra në muaj; në ato letra dërgoi rreth një mijë poezi që u botuan në Letoni vetëm në vitin 1990. Në kampet dhe burgjet tona letrat dërguar familjes lexoheshin së pari nga operativi i kampit para se të niseshin dhe ata që shkruanin letërsi në burg, e bënin në fshehtësi të plotë dhe me rrezik jete.
Ja poezia që përzgjodha sot nga poeti leton:
 
KOPSA
 
Një pemë qershie rreket të mbrojë
Frutin e saj të fundit
Si puna ime që kujdesem mos këputet
E vetmja kopsë në këmishën time zhelane.
 
Kur kujtimet e shpresat veniten,
Kur barra shumë e rëndë për t’u mbajtur,
Unë mbaj sytë te kopsa,
Ajo që më qepe ti dikur.
 
S’dua t’ia di për vitet që shkojnë, për frikën,
As për borën e radhët e gjata,
Jam lidhur pas kësaj jete plot vrima
Nëpërmjet fillit pafund të dashurisë tënde.
 
Dita i dorëzohet natës. Mbaj sytë
Tek e vetmja dritare.
Por dritare s’ka: në krahëror më shndrit,
Jeta që më qepe ti dikur.
 
Nga letonishtja në anglisht Ieva Lešinska
 
 
maks
 
© shqipëroi Maksim Rakipaj
 

Leave a Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

ATUNIS GALAXY POETRY

atunisgalaktika@gmail.com

https://atunis.albanianforum.net/

Blog Stats

2,300,193 hits

September 2023
M T W T F S S
 123
45678910
11121314151617
18192021222324
252627282930  

CATEGORIES LIST

BOARD OF DIRECTORS

  • Agron Shele (Albania -Belgium)
    Hasije Selishta – Kryeziu (Kosovo)
    Peter Tase (USA)
    Prof. Dr. Jeton Kelmendi (Albania- Belgium)
    Anna Keiko (China)
    Raimonda Moisiu IWA (Albania -USA)
    Dimitris P. Kraniotis (Greece)
    Sunita Paul (India)
    Isilda Nunes (Portugal)
    Dr. Claudia Piccinno (Italy)
    Susana Roberts (Argentina)
    Pavol Janik (Slovakia)
    Leda García Pérez (Costa Rica)
    Alisa Velaj (Albania)
    Dr. Jernail Singh Anand (India)
    Eden Soriano Trinidad (Philippine)
    Shoshana Vegh (Israel)
    NilavroNill Shoovro (India)
    Gunsel Djemal (UK)
    Võ Thị Như Mai (Vietnam – Australia)
    Luz María López (Puerto Rico)
    Sinan Vaka (Albania)
    Virginia Fernández Collado (Spain)
    Rozalia Aleksandrova (Bulgaria)
    Lumo Kolleshi ( Albania)
    Irina Hysi ( Albania)
    Rami Kamberi ( North Macedonia)
    Bilall Maliqi (Presheve)
    Milica Lilic (Serbia)

CONTACT

← Back

Thank you for your response. ✨

ARCHIVE

Terms List