Poezi nga Anila Mihali
REND PAS KUJTIMEVE
Vrapojnë çastet për te vendi ku ndodhën
rend që t’ i kap e ti mbaj te vetja,
pemët gjelbërimin mbi duar më derdhin,
të dehur më gjen mëngjesi, të rraskapitur ecja.
E ku mundesh dot t’i mbledhësh kujtimet
si bletët shpërthejnë drejt lulnajave ndjellëse,
fotot flasin ndonjëherë me ca zëra jete
e mbetesh pas tyre përherë në rendje.
TI S’ MUND TË VISH SA HERË TË DUASH!
Ti s’ mund të vish sa herë të duash ,
të ulesh lehtë mbi qerpikë,
në mbrëmje vonë kur gjumi mua,
më mbjell në ëndrra dashuri.
Sa herë të duash s’ mund të vish,
se përmbi plagë shkel hapi yt,
e ato dhembin thellësisht,
e ato klithin der tek yjt.
Si mund të vije përsëri,
kur qielli im ka sy prej drite,
një tjetër buzë i vuri zjarr
ditëve që ti m’i fike .
Ti s’ mund të vish sa herë të duash,
se s’ mund të duhemi si dikur
Dhe s’ jemi ne ata që ishim,
s’ gënjejmë dot veten me sikur.
PUTHJA E VALËVE
Kontureve të ecjes përgjoj ditën,
kur nder akllasët e dritës.
Ngrirë në ajër një krah pulëbardhe
dhe zëri yt pezull.
Ndër buzët e detit
puthja e valëve,
më nxjerr mallin
e kohës kur shkruanim,
mbi ato puthje
Emrat tanë.
Ngre kokën,
kërkoj dorën që rrebeshe
rrëzon.




























Leave a Reply