Biljana Z. Biljanovska (БИЛЈАНА З БИЛЈАНОВСКА) – Maqedonia e Veriut
Kjo është madamë / gospogja / zonja Biljana Biljanovska.
Është nga Maqedonia (për të qenë politikisht korrekt, le të shtojmë: e Veriut).
Është shkupiane.
Është gazetare profesioniste e pavarur.
Është shkrimtare (romanciere).
Është poete.
Është krijuese
Është PËRKTHYESE.
Është nënë.
Është gjyshe e lumtur.
Ka arsim të shëndoshë. Është diplomuar në universitetin shtetëror të Shkupit “Shën Kirili dhe Metodi” për filologji romane.
Njeh në majë të gishtave gjuhë sllavo-ballkanike (maqedonisht, serbisht, kroatisht), njeh mirë gjithashtu gjuhë latinë si italisht dhe frëngjisht.
Në vitin 2022, madame Biljanovska është nderuar me titullin honorifik “Honoris causa” nga akademia Veraliniela e Napolit (Itali).
Autores ballkanase i kam lexuar dhe përkthyer disa poezi nga gjuha frënge.
Është poete me një stil të këndshëm gurgullues të qetë, dhe me një tematikë të zgjeruar e të larmishme. Krijimet i ka të bukura. I këndon jetës, bukurisë së saj, i këndon Ballkanit të trazuar. I këndon dashurisë. I këndon së tashmes, së ardhmes, së shkuarës, rinisë.
Në shkofsha në Shkup (në saktë, kur të shkoj), midis miqve të shumtë që kam atje, do të takoj edhe këtë madame ballkanase të nderuar, me moshë të respektuar, e cila më ka ftuar.
Shumë nga poezitë e madamë Biljanovskës, të shkruara në italishte, ia ka përkthyer në gjuhën tonë Juliana Mehmeti.
Duket qartë që këtë zonjë, krejt Ballkani: shqiptarë, maqedonas, serbë, kroatë e tj. e duan fort, e kanë xhan, sepse di bukurmirë të krijojë, di të shkruajë.
Unë i uroj gospogja Biljanovskës, (Bibit, emri letrar i saj), shëndet të shëndetshëm, krijimtari të mëtutjeshme të begatë e, sigurisht e domosdoshmërisht, jetë të gjatë!
(Santé et bonne continuation, chère Bibi!)
NËSE DASHURIA …
Nëse dashuria do të ishte një krodhë bukë
Ose një copë djathë,
Ne do të mund ta shijonim
Çdo mëngjes
Teksa do të hanim bashkë.
Nëse do të ishte shëtitje e shkurtër
Për t’u çliruar nga ndjesia
E një mbylljeje të plotë,
Ne do të mund ta bënim
Çdo mëngjes, të zbulonim krejt
Bukurinë e të qenit të dashuruar fort.
Po për mua dashuria është
Çdo natë që e kam gdhirë,
Çdo ditë duke pritur plot dëshirë,
Këtë ndjesi djegieje që përjetoj
Në trupin tim kur mendja më thotë
Ndalo! Duhet ta mbash mendjen në kokë.
Edhe mua më duket sikur dashuria dhe arsyeja
Asnjëherë nuk shkojnë bashkë.
Për të dashuruar vërtet,
Duhet harruar pjesa tjetër krejt,
Duhet pak i marrë të jesh
Në këto kohë plot dyshime në jetë.
Të kapërcesh muret e moskuptimit
Për të rrokur shpirtin e dëshirave.
Nëse vërtet do të të dua,
Si do të sillesh ti me mua,
I dashur, a s’ma thua?
SI L’AMOUR
Si l’amour était un morceau
du pain, ou fromage,
nous avions pu le sentir
tout les mattins
prenant notre petit déjeuner.
Si c’était faire une courte promenade
pour se libérer de cette sensation
d’une isolation totale,
nous avions pu la faire
tout les matins, decouvrir
l’entiere beauté d’être aimer.
Mais pour moi l’amour c’est
tous mes nuit veillantes,
tout les jours passés en attente,
cet sensation de brûlure que je sens
sur mon corps quand ma tête me dit
arrête, il faut être raisonnable.
Et à moi semble que l’amour et raison
ne vont jamais ensemble,
que pour aimer vraiment
il faut oublier le reste,
pour aimer il faut être un peu fou
dans ce temps plains de doute.
Se jetteer sur les mûres d’incompréhension
pour capturer l’âme de nos désirs.
Si je vais vraiment t’aimer
comment tu vas me traiter,
mon bien aimé ?
Përgatiti materialin dhe shqipëroi nga frëngjishtja Viktor Bakillari
Bom-06.09.2023-bay




























Leave a Reply