Poezi nga Rami Kamberi
 
 
SOT, DUA…
 
Sot dua t’ia pi, ngjyrën qiellit
Ta gjejë pafundësinë e pafundme të kaltërsisë
Sot dua t’i pi, ngjyrat e diellit
Të dehem me liri për inat të hijeve të tradhtisë
 
Pëllumb paqe të shndërrohem, mbi tokën e Perëndisë
Të fluturoj e të fluturoj, që t’i shohë engjëjt se ku rrinë
E djajve që t’u them: ja ku jam, unë pjellë e dashurisë
Lindur nga palca e gurit, ku shqip, plisat e ruajnë lirinë
 
Sot dua t’ia pi, ngjyrën qiellit
Me sytë e lodhur nga robëria e të uritur për liri
Sot dua t’i pi, ngjyrat e diellit
Unë i linduri nga palca e gurit, me sytë dashuri
 
 
PAS ARDHJES, SË LIRISË…
 
Sikur gjethet e lisit, kur i merr era
Të këputura më janë, fijet e ardhmërisë
Dimër më duket moti, ik pranvera
Sytë jetë, m’i qepin qepallat e pleqërisë
 
Kam mbetur si degët e degëzuara, mes krahnezës
Emër i kullës shekullore i harruar, në tel të lahutës
Me plagët e dhimbjeve, mes lotëve të shamizezës
Si kënga e pa kënduar, që dremitet në tytë të hutës
 
Harlisur jam, nga dredhi e robërisë
Frikshëm, po i vështrojë, malet e Sharrit plak
Si mbet atdheu, në duart e tradhtisë
Plisat se si ikin, udhëve, shtruar me lot e gjak
 
 
KUR THEM, SE U PLAKA…
 
Mua më merr flaka
Si zjarret, kur i ndez dashuria
Kur them se u plaka
Sikur pena, mbi poezitë e mia
 
Muzat më trazojnë, pa lind dielli
Kur u afrohem, zanave, ndër murriza
Me sytë yje, kur më shikon qielli
Kur karshi Bardhës, më prekë puhiza
 
Flaka më merr mua
Zjarret më ndizen, si ditët e rinisë
Kur them se u plaka
Si penat, mes vargjeve, të poezisë
 
 
PARA SYVE, TONË…
 
Shpresa po hidhet e përdridhet
Para syve tonë, me veset e ligësisë
Fjalët ligështohen besa dridhet
Si çlirimtarët e humbur, para lirisë
 
Tradhtia nxjerr kokën, si nepërka nga guri
Dheun e atdheut, me frikë sytë po e shikojnë
Lartë në maja malesh, po valëvitet flamuri
Mes varreve të mbetura, ku bilbilat këndojnë
Ku çlirimtareve na u ka mbetur vetëm nuri
 
Shpresa po hidhet e përdridhet
Me vese ligësie, si në mote të robërisë
Fjalët ligështohen besa dridhet
Sikur çlirimtarët e humbur, të Arbërisë
 

Leave a Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

ATUNIS GALAXY POETRY

atunisgalaktika@gmail.com

https://atunis.albanianforum.net/

Blog Stats

2,300,190 hits

September 2023
M T W T F S S
 123
45678910
11121314151617
18192021222324
252627282930  

CATEGORIES LIST

BOARD OF DIRECTORS

  • Agron Shele (Albania -Belgium)
    Hasije Selishta – Kryeziu (Kosovo)
    Peter Tase (USA)
    Prof. Dr. Jeton Kelmendi (Albania- Belgium)
    Anna Keiko (China)
    Raimonda Moisiu IWA (Albania -USA)
    Dimitris P. Kraniotis (Greece)
    Sunita Paul (India)
    Isilda Nunes (Portugal)
    Dr. Claudia Piccinno (Italy)
    Susana Roberts (Argentina)
    Pavol Janik (Slovakia)
    Leda García Pérez (Costa Rica)
    Alisa Velaj (Albania)
    Dr. Jernail Singh Anand (India)
    Eden Soriano Trinidad (Philippine)
    Shoshana Vegh (Israel)
    NilavroNill Shoovro (India)
    Gunsel Djemal (UK)
    Võ Thị Như Mai (Vietnam – Australia)
    Luz María López (Puerto Rico)
    Sinan Vaka (Albania)
    Virginia Fernández Collado (Spain)
    Rozalia Aleksandrova (Bulgaria)
    Lumo Kolleshi ( Albania)
    Irina Hysi ( Albania)
    Rami Kamberi ( North Macedonia)
    Bilall Maliqi (Presheve)
    Milica Lilic (Serbia)

CONTACT

← Back

Thank you for your response. ✨

ARCHIVE

Terms List