Ana María Rodas
Kalendari poetik: Ana María Rodas 12 shtator 1937
Sot mbush 86 Ana María Rodas, poete, tregimtare, gazetare dhe kritike letrare nga Guatemala. Ka qëndruar gjithmonë larg politikës. Në periudhën 2015-2016 shërbeu si ministre e Kulturës dhe Sportit të Guatemalës. Ka fituar mjaft çmime brenda dhe jashtë vendit për veprat e saj. Zgjodha këtë poezi nga ç’kam prej saj:
EPO MIRË…
Epo mirë,
e ndjeshme jam, xheloze,
një që e dredh
dhe plot epshe jam.
Pse, ç’kujtonit?
Që do të kisha sy,
sisë,
tru, tridhjetë e tre vjeçe
dhe do të rrija
si selvi varrezash?

© shqipëroi Maksim Rakipaj




























Leave a Reply