Poezi nga Robert Burns (1759-1796)
Vargje për një Zemërëmbël të dikurshme
Në dashuri marrisht, të kujtoj e shtrenjtë,
Krijesë e ëmbël nën betim rinie,
Për miqësi të ngrohtë prano k’të shenjë,
Veç Miqësi! detyrës m’i ka hije!
Kur të lexosh të thjeshtën rimë pa art,
Kërkon ai një psherëtim’ drejt mikut,
Se digjet larg, në klimë të nxehtë flakë,
A fle fatlum n’oshtim’ të Atlantikut.
Lines To An Old Sweetheart
Once fondly lov’d, and still remember’d dear,
Sweet early object of my youthful vows,
Accept this mark of friendship, warm, sincere,
Friendship! ’tis all cold duty now allows.
And when you read the simple artless rhymes,
One friendly sigh for him-he asks no more,
Who, distant, burns in flaming torrid climes,
Or haply lies beneath th’ Atlantic roar.
Epitaf për Zotërinë, Robert Aiken
T’ia dish famën, O i huaj
Emrit të dashur, të nderuar!
(S’do rrëfim ai q’e njohu)
Zemër më të ngrohtë vdekja kurrë s’ftohu.
Epitaph For Robert Aiken, Esq
Know thou, O stranger to the fame
Of this much lov’d, much honoured name!
(For none that knew him need be told)
A warmer heart death ne’er made cold





























Leave a Reply