Namik Selmani
 
 
Kur uji ndez zjarrin
 
Mbresa nga spektaklli Waterfire në Providence, kryeqytetin e shtetit të Rhode Island në SHBA
 
Në praktikën botërore të të gjithë kohërave, të shekujve, vendeve, brezave, uji është një një farë mënyre “armiku” i zjarrit. Bota moderne pas atyre mjeteve të thjeshta të degëve të pemëve të rërës apo të mjeteve pak a shumë primitive, ka ndëruar makineri nga më modernet që ka bota për të shuar zjarret. Kjo është bërë dhe behet edhe me makineri që shkojmë mbi lartësitë e një ndërtese me shumë kate.
Po festa e Waterfire në Providencë të Rhode Island është festa që zjarri i bën sfidë ujit.
E thënë më mire, uji bëhet zjarr dhe emërtimi Waterfire mund të përkthehesh në shqipe “Zjarri i Ujit”.
Aktiviteti që kryeqyteti i Rhode Island Providence që ka gati 200 000 banorë i ka të njëjtat mbresa që të jep një panair, një spektakël në natyrë, një traditë shekullore deri në kufinjtë e paganizmit, një koncert me muzikë klasike nga më të mirat e pentagramit botëror. Është një ndër më socialët që mund të kesh parë se është ngritur mbi bazën e vullnetarizmit.
Është artistik me ekspozitat që shpalosen nga piktorë që sjellin kuti me pikturat e tyre që edhe mund t’i shesin. Të mos harrojmë se ky qytet ka Universitetin më të mirë të Dezainjit në Botë.
Është drita, meditimi. Është qetësia që e kërkon njeriu.
Është pa dyshim dhe konkurrenca e ideve të mëdha që bëjnë diferencën në kohë dhe bëjnë që të kthehet pastaj në traditë që bëhet jo thjesht argëtim, po “shkollë” për brezat. Pwr turizmin amerikan e mw gjwrw. Që bëhet modele edhe për shtete të tjera në Amerikë e në Evropë.
Njw artist amerikan i Providencës i quajtur Broun Barnaby e nisi më 1994 këtë festë e që nga ai vit ajo është kthyer në festën më popullore të këtij shteti e papërsëritshme për idetë që ajo përcjell.
E sot pas më se 27 vitesh, ka një thënie që këtu në Providencë e nga ata që janë vizitorët e saj të ngjall krenari, respekt pwr kwtw qytet, po dhe kureshtje qw tw paktën njëherw ta shohësh patjetër:
“Ju mund të udhëtoni globin dhe të mos gjeni kurrë diçka si WaterFire. Një seri prej afro 100 zjarresh që duket se ngrihen me magji në tre lumenjtë e qendrës së qytetit Providence. WaterFire është në fakt një instalacion arti.
Unë isha në Providence dhe e pashë me sytë e mi këtë festë këtë ansambël artistik.
WaterFire është një spektakël shumëndjesor, i mbushur me aromën rehatuese të drurit të djegur dhe tonet e ndezura të muzikës së kuruar me kujdes, e cila përforcon përvojën. Interpretuesit e rrugës, muzikantët dhe mijëra të pranishmit e shtojnë magjepsjen. Më e mira nga të gjitha, e gjithë përvoja e pabesueshme është falas.
20 minuta para perëndimit të diellit në sipërfaqen e tre lumenjve të qytetit bëhet ndezja e zjarreve me dru të zgjedhur.
Ndriçimi i plotë kalon nëpër zonën e qendrës së qytetit, ndërsa ndriçimi i pjesshëm kufizohet në basenin e Ujit. Zjarret fillojnë në muzg.
Në shkallët e bregut të lumit njerëzit të qetë dhe me mjaft emocion bëhen pjesë e këtij spektakli.
Pak para se të bëhej ndezja e zjarreve nga punonjësit e bashkisë, të gjithë vizitorët ku kishte mjaft fëmijë u bënë pjesë e një panairi mjaft masiv të objekteve artistikë Pa dyshim duke marrë dhe disa ushqime të shpejta.
Ndërkohë që na priste një lloj Venecia me anijet ku lundërtarët shtynin varkat për të ushqyer e dru të tjera zjarret që dukeshin si oaze të kuq mes lumit. Në disa prej tyre në një radhë mjaft të gjatë kishte dhe mjaft qytetarë që e shijonin zjarrin të hipur në varka nw udhëtimin e tyre mw tw bukur të jetws.
Një pamje magjike na shafqeshin zjarret. Kaq shumë detaje. Nuk ka duartrokitje, po lumturia dukej në sytë e secilit.
Gjatë zjarreve grupe njerëzish kalonin në shetitoren pas lumit. Në një rrugicë të sajuar me një kordon tokësor me drita kryesisht fëmijë, merrnin një sferë qelqi dhe e dërgonin në heshtje në një glob të madh në nderim të viktimave ebrenje të nazizmit. Pak më tutje një dhomë e sajuar, të ftonte që secili që dëshironte, mund të bënte falas një fotografi që një vajzë e printonte në çast e ta dhuronte mes buzëqeshjeve të ngrohta.
O, sa qetësi! Asnjw incident. Edhe policët ishin kaq tw pakët. Gati nuk shihje askund dhe ishin me mijëra njerëz
Pak më tutje dy artistë të heshtur imitonin shenjtorë Para tyre duhet të shkoje përulësisht dhe të merrje një lloj bekimi nga ata.
Në sfond muzika klasike përcillej pa rreshtur në një zë të mjaftueshëm për ta dëgjuar secili që ishte pjesë e festës Muzikë klasike nga Evropa Amerika Latine, Amerika Veriore.
Vargu i zjarreve ndriçon gati dy të tretat e një milje të hapësirave publike urbane dhe parqeve, ndërsa banorët dhe vizitorët mblidhen për të shëtitur përgjatë lumit, duke dëgjuar muzikë dhe duke parë shfaqje. Varkat kalojnë qetësisht para flakëve, teksa interpretuesit e veshur me të zeza kujdesen për zjarret nga perëndimi i diellit deri në mesnatë.
Analistët e këtij aktiviteti gati me moshë30-vjeçare e bëjnë kështu “sekretin” e suksesit të kësaj feste
WaterFire është një përvojë që rrethon shikuesit nga të gjitha anët dhe ndikon në të pesë shqisat. Flakët kërcitëse, aroma e kedrit dhe pishës flakëruese, drita e zjarrit që vezullon mbi urat me hark, siluetat e zjarreve, flotilja e interpretuesve që udhëtojnë përgjatë lumit me enë të ndezura me pishtar dhe muzika e jashtëzakonshme nga e gjithë bota angazhonte të gjitha shqisat dhe ngjallte emocione nga mijëra që vijnë për të shëtitur përgjatë shëtitjeve të lumit. “
Askush nuk paguan e në këtë qytet gjen e qindra vullnetarë kryesisht në moshën më të re që e bëjnë atë sa më të shijueshëm për të WaterFire zakonisht mbahet nga maji deri në nëntor, të shtunën në mbrëmje rreth dy herë në muaj.
Të gjithë restorantet janë të mbushur plot e duhet që shumë kohë më parw tw porosiswsh pwr njw darkw romantike nw to.
Këshilli i Turizmit në shkallë qyteti e quan këtë aktivitet ndër më të rëndësishmit. Që në fillim të vitit me dhjetra artistë bëjnë kërkesat për të qenë pjesë e saj
Konkretisht vetëm disa hapa larg lumit në një mjedis të gjërë pamë një ekspozitë pikture.
Karrocat të afrojnë ëmbëlsira të shumëllojshme dhe akulloret kaq të prfruara nga fëmijët.
…Pas disa orësh zjarri dhe uji bëjnë paqë në tre lumenjtë e Providencës.
Zjarret shuhen e drutë e vendosura në mangallat a nga vullnetarët që rreshtohen pranë organizatorëve muaj më pare kthehen nw hi.
Vullnetarwt kujdesen që pas shuarjes së zjarreve të merren me çdo detaj Si në një oxhak ku i zoti i shtëpisë para se me fjetë, rregullon drutë e djegura e të padjegur që të mos bëhet ndonjë dëm.
Po e linim urat, poshtë të cilave kalonin në një rit mjaft të bukur anijet, duke marrë me vete një trastë me emocione të papërshkruara të kësaj feste popullore si mund ta quajmë ndryshe, që e krijon një artist dhe përqafohet nga një qytet i tërë.
Teksa shihja detajet e festes në letër, po të intervistoja mjaft amerikanë të ardhur në fundjavë nga Njy Jorku që është fare afër, nga Konetika, nga Kanadaja, nga Bostoni. në këtë shet që quhet ndryshe dhe “ Shteti i Oqeanit”, pa dyshim do të kishin të njëtat emocione si dhe unë.
Do ta doja që të bëja një pyetje retorike në atë moment. Një nga ato pyetje që sot bota cep më cep e bën dhe nuk merr përgjigje të saktë.
Përballë kësaj ideje që projekton një festë, cila është më e rëndësishme paraja apo ideja?
Një lloj sikur të thosha shqiptarçe: Më mirë të dish apo të kesh???Përgjigja dihet, të paktën për mua. Ideja ecën më para dhe drejton paranë.
Nëse do ta shqiptarizoja pak këtë mesazh të bukur amerikan, do të thoja se duhet të kemi sa më shumë ide të tilla që, mbase do të jenë dhe të guximshme në ndonjë rast, po që kanë vlerë për komunitetin
Në kohën e “turistizimit” të botës që edhe në Shqipëri ka pjesën e vet, ne mundohemi që të nxjerrim vlerat e qyteteve shqiptare, të kalave, të fshatrave , lumenjve, ujëvarave, gjellëve, kostumeve, argjendarëve, qëndisjeve, le të marrim dhe modelin e Witefire të Providencës amerikanë
Do të doja ta mbyllja këtë shkrim ku nuk mungojnë emocionet me idenë e një gazetari vlonjat. Në FB ai kishte hedhur idenë që në qytetin e Vlorës të bëhej një Festë për diellin më 22 qershor të quajtur Festa e Diellit. Mbase më vonë. Ide e bukur! Good job! Një projekt i detajuar një zgjim i vullnetarizmit sidomos e më të rinjve që ia kalon atyre grave që fshijnë rrugën apo atyre që mbledhin plehrat e plazhit e tw malit. një aktivizim i të gjithë artistëve të penelit, të gdhendies, të fotografisë, të skenës, do i jepte jetë një tradite të bukur.
Po mos harroni sërish thënien e qytetarëve të Providencës: “Ju nuk keni për të parë në të gjithë botën gëzimin e festës sonw që quhet WHITEFIRE!
Dhe duhet ta besojmë!!!
 
Providence, Rhode Island, 10 shtator 2023
 

Leave a Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

ATUNIS GALAXY POETRY

atunisgalaktika@gmail.com

https://atunis.albanianforum.net/

Blog Stats

2,300,193 hits

September 2023
M T W T F S S
 123
45678910
11121314151617
18192021222324
252627282930  

CATEGORIES LIST

BOARD OF DIRECTORS

  • Agron Shele (Albania -Belgium)
    Hasije Selishta – Kryeziu (Kosovo)
    Peter Tase (USA)
    Prof. Dr. Jeton Kelmendi (Albania- Belgium)
    Anna Keiko (China)
    Raimonda Moisiu IWA (Albania -USA)
    Dimitris P. Kraniotis (Greece)
    Sunita Paul (India)
    Isilda Nunes (Portugal)
    Dr. Claudia Piccinno (Italy)
    Susana Roberts (Argentina)
    Pavol Janik (Slovakia)
    Leda García Pérez (Costa Rica)
    Alisa Velaj (Albania)
    Dr. Jernail Singh Anand (India)
    Eden Soriano Trinidad (Philippine)
    Shoshana Vegh (Israel)
    NilavroNill Shoovro (India)
    Gunsel Djemal (UK)
    Võ Thị Như Mai (Vietnam – Australia)
    Luz María López (Puerto Rico)
    Sinan Vaka (Albania)
    Virginia Fernández Collado (Spain)
    Rozalia Aleksandrova (Bulgaria)
    Lumo Kolleshi ( Albania)
    Irina Hysi ( Albania)
    Rami Kamberi ( North Macedonia)
    Bilall Maliqi (Presheve)
    Milica Lilic (Serbia)

CONTACT

← Back

Thank you for your response. ✨

ARCHIVE

Terms List