Vladimír Holan
 
Kalendari poetik: Vladimír Holan (1905-1980)
 
Poeti i njohur çek, Vladimìr Holan, u lind më 16 shtator 1905 në Pragë, ku studioi për drejtësi dhe letërsi. Pas Luftës II Botërore u bë antar i partisë komuniste, por rrreth vitit 1950 u largua nga partia dhe përqafoi katoliçizmin. Nga ai çast u tërhoq nga çdo veprimtari publike, në një farë mënyre, u muros për së gjalli, vetëm me librat; pas luftës I botërore, pas tmerreve të nazizmit, stalinizmi qe i padurueshëm për shpirtin e poetit. Në ish Bashkimin Sovjetik do ta kishin burgosur ose vetvrarë, në Shqipëri do ta kishin varur a pushkatuar. Dhuna s’ka qënë e njëjtë brenda ish-kampit komunist…Ja një poezi nga Holan në 118 vjetorin e lindjes:
 
S’ËSHTË PA VLERË JETA, PA VLERË JANË…
 
…Ma keni shpifur tashmë me pafytyrësinë tuaj,
që ndyni gjithçka që ju pëlqente
dhe s’e bënit dot për vete.
 
Por do të vijë, që ç’ke me të do t’ju vijë një mynxyrë
nga ato që as në ëndërr s’keni parë,
se ju ëndrra nuk shihni,
se Zoti kërkon të dëgjohet mirë ajo që ka shpikur,
do të vijë mynxyra, fëmijët e pijanecët e dinë mirë,
vetëm nga dashuria këtu mund të shpërthente hareja,
po të mos qe dashuria mundim,
vetëm nga dashuria këtu do të shpërthente lumturia,
po të mos qe dashuria mundim,
vetëm fëmijët e pijanecët e dinë…
 
Duhet me qënë gjallë në këtë jetë,
por ju s’jeni, sepse nuk jetoni
dhe nuk jetoni sepse nuk dashuroni,
sepse as veten nuk doni, lere më të afërmin.
 
Ma keni shpifur me trashësinë tuaj,
dhe në ende s’kam vrarë veten, është sepse
s’ia kam dhënë unë vetes jetën
dhe sepse ende dua dikë, meqë veten e dua…
 
Qeshni sa të doni, por vetëm shqiponja plagos shqiponjën
vetëm Brisida plagosi Akilin.
S’është pa vlerë jeta…pa vlerë janë shkërdhatat…
 
 
maks
 
© shqipëroi Maksim Rakipaj
 

Leave a Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

ATUNIS GALAXY POETRY

atunisgalaktika@gmail.com

https://atunis.albanianforum.net/

Blog Stats

2,300,226 hits

September 2023
M T W T F S S
 123
45678910
11121314151617
18192021222324
252627282930  

CATEGORIES LIST

BOARD OF DIRECTORS

  • Agron Shele (Albania -Belgium)
    Hasije Selishta – Kryeziu (Kosovo)
    Peter Tase (USA)
    Prof. Dr. Jeton Kelmendi (Albania- Belgium)
    Anna Keiko (China)
    Raimonda Moisiu IWA (Albania -USA)
    Dimitris P. Kraniotis (Greece)
    Sunita Paul (India)
    Isilda Nunes (Portugal)
    Dr. Claudia Piccinno (Italy)
    Susana Roberts (Argentina)
    Pavol Janik (Slovakia)
    Leda García Pérez (Costa Rica)
    Alisa Velaj (Albania)
    Dr. Jernail Singh Anand (India)
    Eden Soriano Trinidad (Philippine)
    Shoshana Vegh (Israel)
    NilavroNill Shoovro (India)
    Gunsel Djemal (UK)
    Võ Thị Như Mai (Vietnam – Australia)
    Luz María López (Puerto Rico)
    Sinan Vaka (Albania)
    Virginia Fernández Collado (Spain)
    Rozalia Aleksandrova (Bulgaria)
    Lumo Kolleshi ( Albania)
    Irina Hysi ( Albania)
    Rami Kamberi ( North Macedonia)
    Bilall Maliqi (Presheve)
    Milica Lilic (Serbia)

CONTACT

← Back

Thank you for your response. ✨

ARCHIVE

Terms List