William Carlos Williams
 
Kalendari poetik: William Carlos Williams (1883-1963)
 
Poet, shkrimtar dhe mjek amerikan, u lind më 17 shtator 1883 në New Jersey, në një familje mërgimtarësh portorikanë. Në vitin 1902 u rregjistrua në Fakultetin e Mjekësisë në Pensilvania. Kjo qe koha kur u njoh me të madhin Ezra Pound dhe Hilda Doolitle, miqësi që e lidhën me botën e poezisë. Mbaroi fakultetin në vitin 1906 dhe u nis të specializohej në pediatri-obstetrikë në Leipzig (Gjermani). Ndihmoi si mjek mbi 2000 nëna gjatë lindjes dhe asnjëra prej tyre nuk e dinte se mjeku i tyre qe poet. Ja një poezi nga poeti-mjek, me rastin e 140 vjetorit të lindjes:
 
Libertad! Igualdad! Fraternidad!*
 
Ti derr i ndyrë me surrat njeriu
që më mban me zor në llucë
me qerren tënde plot ndyrësi!
 
Vëlla!
-sikur të ishim të pasur
do të frynim gjoksin
dhe do të mbanim kryet lart!
 
Janë ëndrrat që na shkatërruan.
S’ka më krenari
te kuajt që mbajnë frerë.
 
Ulemi sëbashku të përsiatim
për fatin tonë.
 
Eh,
gjithçka mbrapsh del në fund
edhe në zgjedhsh
udhën majtas a djathtas
dhe
s’është gjë e keqe ëndërrimi.
 
Shënimi im:Libertad! Igualdad! Fraternidad!* – titulli është spanjisht në tekst – “Liri! Barazi! Vëllazëri!
 
 
maks
 
© shqipëroi Maksim Rakipaj
 

Leave a Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

ATUNIS GALAXY POETRY

atunisgalaktika@gmail.com

https://atunis.albanianforum.net/

Blog Stats

2,300,226 hits

September 2023
M T W T F S S
 123
45678910
11121314151617
18192021222324
252627282930  

CATEGORIES LIST

BOARD OF DIRECTORS

  • Agron Shele (Albania -Belgium)
    Hasije Selishta – Kryeziu (Kosovo)
    Peter Tase (USA)
    Prof. Dr. Jeton Kelmendi (Albania- Belgium)
    Anna Keiko (China)
    Raimonda Moisiu IWA (Albania -USA)
    Dimitris P. Kraniotis (Greece)
    Sunita Paul (India)
    Isilda Nunes (Portugal)
    Dr. Claudia Piccinno (Italy)
    Susana Roberts (Argentina)
    Pavol Janik (Slovakia)
    Leda García Pérez (Costa Rica)
    Alisa Velaj (Albania)
    Dr. Jernail Singh Anand (India)
    Eden Soriano Trinidad (Philippine)
    Shoshana Vegh (Israel)
    NilavroNill Shoovro (India)
    Gunsel Djemal (UK)
    Võ Thị Như Mai (Vietnam – Australia)
    Luz María López (Puerto Rico)
    Sinan Vaka (Albania)
    Virginia Fernández Collado (Spain)
    Rozalia Aleksandrova (Bulgaria)
    Lumo Kolleshi ( Albania)
    Irina Hysi ( Albania)
    Rami Kamberi ( North Macedonia)
    Bilall Maliqi (Presheve)
    Milica Lilic (Serbia)

CONTACT

← Back

Thank you for your response. ✨

ARCHIVE

Terms List