Poezi nga Kolec P. Traboini
KUAJT
Në ëndërrime shoh gjithnjë kuaj
tufa-tufa tutje perëndimit
e më ndizen në mendja masakrat e gjakut
kur i vranë – në emër të përparimit.
E rrihnin dikur një kalë në Firence
se barrën e rëndë dot s’ngrinte
Niçja i tronditur rrembeu kamxhikun
pronarin e kalit nisi të rrihte.
Niçen zëmërdhëmbshur e çuan në çmëndi
e pronari vrau kalin e vjetër
teknika s’kishte të ndalur drejt përsosjes
natyra gjithnjë në sensin tjetër.
Tanimë kurrkund nuk gjen kuaj
nëpër fushat e lëndinat e kësaj bote
veç nëpër bronxe legjendash mburravece
e në gara kalorsiake idiote.
Nga vëllimi”REQUIEM PËR NJË GJETHE”
Boston 2005




























Leave a Reply