Edgar Allan Poe
 
 
Në shqipërim ka vend për të gjithë…! (A.Kola)
 
Analizë mbi poemën “Korbi” të Edgar Allan Poe-së, në vijim poema dhe shqipërimi …
 
 
Një njeri i vetmuar përpiqet të lehtësojë “trishtimin e tij, për Lenorën e humbur”, duke e shpërqëndruar mendjen me librat e vjetër, të “diturisë së harruar”, megjithatë ai ndërpritet, ndërsa “pothuajse dremit”, nga “trokitja në derën e dhomës”, ndërsa një korb, e le pamend, duke përsëritur të njëjtën përgjigje: “Më asnjëherë.”
Poe ndërton tensionin në poemë, kur thotë, se «çdo thëngjill i veçantë, që po shuhet, krijon fantazmën mbi dysheme», krijon një gjëndje të errët, misterioze, që përgatit lexuesin, për pjesën tjetër të poemës, pasi ajo ka karakteristika gotike dhe përdor fjalë, si “i zymtë”, etj. Më vonë, kur korbi i lejon rrëfenjësit të dijë, se nuk ka kuptim kërkimi moralit tek “Më asnjëherë”, ai thotë: “Dhe shpirti im nga kjo hije, që shtrihet duke pluskuar në dysheme, do të largohet – më asnjëherë.”
Njeriu imagjinon, se korbi ka ardhur ta përtërijë atë nga ankthi i tij dhe imagjinon, se – ashtu si të gjitha bekimet e tjera të jetës së tij – edhe shpendi do të largohet.
Kulmi i poemës arrin, kur rrëfenjësi përballet me botën e tij të hutuar dhe të çrregulluar; dhe në çmendurinë e tij bërtet: “Kthehu tek stuhia dhe bregu Plutonian i natës!”
Poe ka një përdorim të gjërë të fjalorit dhe një përdorim të gjuhës së lashtë poetike, që duket e përshtatshme, meqë poema ka të bëjë me një njeri, që kalon pjesën më të madhe të kohës me librat e “harruar”.
Toni i “Korbit”, të Edgar Allan Poe-s, paraqet një gjendje shumë të dhimbshme të mendjes, meqë depresioni i tij është shkaktuar nga vdekja e një gruaje të dashur. Lexuesi bëhet i vetëdijshëm, për tonin melankolik të Poe-së, për shkak të përdorimit të tij të llogaritur, të simbolizmit dhe shprehjes së gjuhës, përmes refrenit të korbit. “
Poe e përshkruan korbin, si “bishë mbi bustin e skulpturuar mbi derën e dhomës së tij”. Korbi drejton të gjithë veprimin në poemë, sepse ai tallet dhe e përkrah rrëfenjësin.
“Korbi” është përdorur si person i parë, sepse ai merr ndikim të drejtpërdrejtë nga përvojat e jetës së Poe-së. Nuk do të kishte kuptim të përdorej një njeri, sepse njeriu mund t’i arsyetonte përgjigjet e pyetjeve. Është e rëndësishme, që përgjigjet e pyetjeve, të jenë tashmë të njohura, për të ilustruar torturën ndaj vetes dhe mohimin e rrëfenjësit, për vdekjen e Lenorës. Gjithashtu, fakti, që korbi përsërit “Më asnjëherë”, e bën të vështirë bisedën, pasi njeriu, nuk ka kujt t’i përgjigjet; dhe ai nuk ka asgjë më të thellë, për t’u lidhur, që do ta bashkonte atë, me dashurinë e humbur.
Edhe pse rrëfenjësi bën shumë pyetje, si: “Më trego emrin tënd prej zotërie”, gjithçka, që korbi thotë, është, “Më asnjëherë”, sepse ai e denjon të thotë, se Poe, nuk do ta shohë më dashurinë e tij të humbur, “Lenorën”. Korbi thyen shpresën e pakët, për të parë dashurinë e tij përsëri. Kjo është shënja e fajit të meshkujve, i cili është torturues për rrëfenjësin dhe trokitja e përsëritur e çon atë në çmenduri dhe ia bën lëmsh mendimet dhe e bën inkoherent.
Poema mbaron me një seri strofash të njëpasnjëshme, që përfundojnë me vargun “Gjegjet Korbi Më asnjëherë”, që tregon përgjigjen e pandryshueshme dhe të palëvizshme prej korbit, në gjëndjen e errët të njeriut.
Korbi është simbol i kujtimit të zymtë të rrëfenjësit, për dashurinë e tij të humbur; diçka e errët dhe e keqe; përveç kësaj, shihet si një paralajmërues i vdekjes. Një simbol tjetër është busti i Paladës – perëndeshës së Urtësisë – e cila është simbolike, sepse ai e çon rrëfenjësin të besojë se korbi flet nga mënçuria.
Kur Poe shkruan, “dallon qartë se ishte në dhjetorin e zymtë …” mesnata dhe dhjetori simbolizojnë mbylljen, sepse mesnata është ora e fundit e ditës dhe dhjetori është muaji i fundit i vitit, i cili gjithashtu përfaqëson parashikimin e diçkaje dhe një ndryshim, që do të ndodhë.
Dhoma nënkupton vetminë e rrëfenjësit dhe dhimbjen që ndjen, nga humbja e Lenorës. Dhoma është e mirë mobiluar dhe i kujton atij dashurinë e humbur, megjithatë, në kontrast me qetësinë në dhomë, stuhia përjashta përdoret për të theksuar izolimin e njeriut.
Gjatë gjithë poemës “Korbi”, Poe portretizon një ferr personal, që ai duket se kalon. Ai përdor përshkrime përndjekëse, “një paralelizëm të pakëndshëm mes jetës së tij dhe poemës, dhe eksplorim mahnitës e të qëllimshëm të simbolizmit dhe situatës, duke e bërë lexuesin të shohë brenda sferave e çmëndurisë e të zbulojnë shpirtin, i cili është kënaqësi, por edhe çudi. “Kjo do të thotë , se ishin ndjenjat e depresionit dhe çmendurisë, që Poe ndjeu gjatë jetës së tij dhe simbolizmi, që ai përdor, thekson situatën e tij, e cila e ndikoi dhe frymëzoi atë të shkruante poemën “Korbi”.
 
Edgar Allan Poe
18 strofa… (gjashtë vargje për çdo strofë)… Skema e Rimës:
—————A—————A
——————————–B
—————C—————C
—————C—————B
——————————–B
—————B
 
 
Korbi
 
 
Dikur n’mesnatë i trishtuar, tek po mendoja i lëshuar,
Mbi vëllime në harresë, aq kurioz për dijen e vjetër,
Më varej koka, i dremitur, seç u dëgjua një e trokitur,
Te derë e dhomës duke kërcitur, duke trokitur dikush tjetër.
Belba nën zë “ndonjë vizitor” troket te dera, e kush tjetër-
Vetëm kaq, asgjë më tepër.”
 
Ah, e kujtoj, bile shumë qartë, dhjetori ishte i acartë,
Çdo thëngjill gati në të shuar, hijen përdhe e kish lëshuar.
Agimin prisja me padurim;—më kot kërkoja një huazim
Me libra të ndalja at’ trishtim—për Leonorën e rrënuar—
Për vajz’n e rrallë të mrekulluar, nga engjëjt Leonorë emërtuar—
Këtu përherë emërshuar.
 
Dhe i pasigurt n’trishtim të butë, fësh fësh i perdes së purpurtë
Më shtiu tmerre fantastike, që unë kurrë s’i pata ndierë;
E kështu, zemrën për ta fashitur, qëndrova duke përsëritur,
“Është vizitor që lutet t’hyjë në dhomën time nga kjo derë-
Vizitor i vonë që lyp të hyjë në dhomën time nga kjo derë;—
Asgjë më tepër, dhe k’të herë.”
 
Tash shpirti im m’i fuqizuar; jo më gjatë duke ngurruar,
“Zot’ri,” i thashë, “a Zonjë, vërtet që unë faljen ta lyp me zë;
Por fakti është kisha dremitur, ti erdhe lehtas duke kërcitur,
Erdhe zalisur duke trokitur, në derë trokitjen ti po ma lë,
S’isha i sigurt t’ju kem pikasur”—prandaj dhe derën hapur e lë;—
Errësirë aty, dhe asgjë më.
 
Thellë në terr duke vështruar, ndenja gjatë, i frikësuar,
Me dyshim ëndrrat t’ëndërroja, guximtar ëndrrash s’ishte asnjë;
Por ishte heshtje e pambaruar, heshtja as shënjë s’pati dërguar,
E vetmja fjalë që ish shqiptuar, “Leonorë” thashë me pakëz zë,
Jehoi jehona fjalën nën zë, “Leonorë!” porsa e belba atë—
Ishte thjesht kjo, dhe asgjë më.
 
Duke u kthyer në dhomë përsëri, shpirti më digjej brenda në gji,
Ndjeva trokitjen sërish tani, pak më i lartë k’të radhë ky zë.
“Me siguri,” thashë, “me siguri, mbi grillë diçka n’dritaren karshi:
Po ja të shoh, ç’do jetë tani, të gjeja misterin aty mbi të—
Zemra e qetë një çast të jetë, të gjeja misterin aty mbi të;—
Por është era dhe asgjë më.”
 
Hapu këtu, vërvita kanatat, kur me një dridhmë i rrahu flatrat,
Hyri brenda një korb hijerëndë, i ditëve t’shkuara shenjt i shenjtë;
Dhe as që bëri ndonjë nderim; s’ndali një çast sa për pushim;
Por, si zot’ri a zonjë në qëndrim, mbi derën e dhomës u ul mbi të-
U ul mbi bustin e Paladës, mbi derën e dhomës përmbi të—
U kap, u ul, dhe asgjë më.
 
Ky zog i zi e plot me 8mashtrim, solli buz’qeshjen n’ëndërrim,
Me kortezinë e tij serioze, me pamjen e rëndë e të nderë.
“Ta kishe kreshtën qethur e rruar,” thashë, “sigurisht që s’je frikësuar,
I lashtë i kobshëm korb i trazuar, që endesh bregut netëve përherë—
Më thuaj emrin tënd madhështor, bregut Plutonian të Natës sterë!”
Përgjigjet Korbi, “Më asnjëherrr’.”
 
I mrekulluar nga shpend i ngathët, që ligjërimin ndiqte qartë,
Se pak kuptim kishte përgjigjja—edhe përmbante shumë pak vlerë;
S’arrinim dot një dakortësi, s’ka qenie njerëzore në gjithësi
Ta bekojë shpendi, kurrsesi, duke e parë në dhomë mbi derë—
Shpend apo bishë i skulpturuar, ulur në dhomë përmbi derë,
Të mbante emrin “Asnjëherrr’.”
 
Por korbi, ulur i vetmuar, foli mbi bust i patrazuar
Vetëm një fjalë, sikur n’at’ fjalë, po shterte shpirtin e tij të mjerë.
Asgjë më tej ai s’shqiptoi—dhe asnjë pendë s’fërfëlloi—
Sa s’më shpëtoi mërmërima, “si fluturuan miq të tjerë—
Në mëngjes do të më lerë, m’u shuan shpresat si njëherë.”
Dhe shpendi vrik tha, “Më asnjëherrr’.”
 
Gojëhapur prish heshtjen ai, m’u kundërpërgjigj me zotësi,
“Pa dyshim,” thashë, “ç’ka shpreh ai, veç atë di, q’e thotë prerë,
Zënë nga i mjeri zotëri, q’e pamëshirshmja Fatkeqësi
E ndoqi vrullshëm në shpejtësi, gjer këngët mbanin brengën e nderë—
Gjersa vajtimet e Shpresës së tij, mbanin pikëllim, rëndesë të mjerë
me ‘Kurrë më—e më asnjëherrr’.”
 
Por sërish Korbi me mashtrim, solli buzëqeshjen në ëndërrim,
Çova shpejt ndenjësen para shpendit, përballë bustit përmbi derë;
Dhe mbi kadife i lëshuar, në k’të lidhje i përkushtuar
Ëndërr në ëndërr duke menduar, çfarë shpend i lashtë ogur sterë-
Ky shpend i kobshëm i pikëlluar, i lashtë, i ngathët, ogur sterë
Ç’thoshte me klithjen “Më asnjëherrr’.”
 
U ula, kredhur në supozim, por pa i shpreur një rrokëzim
Shpendit që syë e tij të zjarrtë në gji më digjnin këtë herë;
Kështu u ula i menduar, kokën për çlodhje kisha anuar
Përmbi jastëk kadife shtruar dhe dritë e llambës përmbi derë,
Astar kadife i mbështjellë, dhe dritë e llambës aty mbi derë,
Ah s’do mbështetej, më asnjëherrr’!
 
M’u duk se ajri ish rënduar, prej temjanicës parfumuar
Kumbonin hapat prej Serafimit mbi dyshemenë tingullçjerrë.
“Kopuk,” i thirra, “Hyu t’huazoi, me këta engjëj të dërgoi
Rri qetë—pi barin që të shëroi, nga përkujtimi i Lenorës së ndjerë!
Pije, oh pije këtë lloj bari dhe të harrosh Lenorën e ndjerë!”
Përgjigjet Korbi, “Më asnjëherrr’.”
 
“Profet!” thashë unë, “djalli vetë!—ende profet, shpend a lanet!—
Sikur Tunduesi të dërgoi, në breg të hodhi stuhia me erë,
I vetmuar, por i patrembur, në vend të shkretë i magjepsur—
Në k’të shtëpi nga tmerri ndjekur—vërtet më thuaj, lutem k’të herë—
A ka—balsam nëpër Gilead?—më thuaj—të lutem këtë herë!”
Përgjigjet Korbi, “Më asnjëherrr’.”
 
“Profet!” thashë unë, “djalli vetë—ende profet, shpend a lanet!
Për hir të Qiellit k’rrusur mbi ne—Hyut që ne adhurojmë përherë—
Tregoi shpirtit që e mbart dhembjen, prej këtu e gjer në Aidenn,
A do pushtojë vajzën, shenjten, që ëngjëjt quajn’ Leonorë e ndjerë—
Do pushtojë vajzën rrezatuese, që engjëjt quajn’ Leonorë e ndjerë.”
Përgjigjet Korbi, “Më asnjëherrr’.”
 
“Qoftë ajo fjalë shenjë për ikje, shpend apo dreq,” Un’ me bërtitje—
“Ti kthehu mbrapa nëpër stuhi, bregut Plutonian të Natës sterë!
Mos ma lër pendën si për kujtim, rrenën që shpirti yt dha pohim!
Ma lër vetminë pa një cenim!—largoje bustin nga përmbi derë!
Hiqe dhe sqepin nga zemra ime edhe imazhin nga përmbi derë!”
Përgjigjet Korbi, “Më asnjëherrr’.”
 
Dhe Korbi, kurrë nuk fluturon, por rri i ulur, i qetë qëndron
Përsipër bustit të Paladës, aty në dhomë përmbi derë;
Dhe sytë e tij kanë po at’ shikim, të një demoni në ëndërrim,
Dhe dritë e lllambës në rrëzatim, në dysheme hija të bjerë;
Aty prej hijes mbi dysheme dhe shpirti im përjashta nxjerë
Do të ngrihet—më asnjëherrr’!
 
 
18 sestet (six line verses) stanzas… Rhyme Scheme:
—————A—————A
——————————-B
—————C—————C
—————C—————B
——————————-B
—————B
 
 
The Raven
 
Once upon a midnight dreary, while I pondered, weak and weary,
Over many a quaint and curious volume of forgotten lore,
While I nodded, nearly napping, suddenly there came a tapping,
As of some one gently rapping, rapping at my chamber door.
“‘Tis some visitor,” I muttered, “tapping at my chamber door—
Only this, and nothing more.”
 
Ah, distinctly I remember it was in the bleak December,
And each separate dying ember wrought its ghost upon the floor.
Eagerly I wished the morrow;—vainly I had sought to borrow
From my books surcease of sorrow—sorrow for the lost Lenore—
For the rare and radiant maiden whom the angels name Lenore-
Nameless here for evermore.
 
And the silken sad uncertain rustling of each purple curtain
Thrilled me—filled me with fantastic terrors never felt before;
So that now, to still the beating of my heart, I stood repeating,
“‘Tis some visitor entreating entrance at my chamber door-
Some late visitor entreating entrance at my chamber door;—
This it is, and nothing more.
 
Presently my soul grew stronger; hesitating then no longer,
“Sir,” said I, “or Madam, truly your forgiveness I implore;
But the fact is I was napping, and so gently you came rapping,
And so faintly you came tapping, tapping at my chamber door,
That I scarce was sure I heard you”—here I opened wide the door;—
Darkness there, and nothing more.
 
Deep into that darkness peering, long I stood there wondering, fearing,
Doubting, dreaming dreams no mortals ever dared to dream before;
But the silence was unbroken, and the stillness gave no token,
And the only word there spoken was the whispered word, “Lenore!”
This I whispered, and an echo murmured back the word, “Lenore!”—
Merely this, and nothing more.
 
Back into the chamber turning, all my soul within me burning,
Soon again I heard a tapping somewhat louder than before.
“Surely,” said I, “surely that is something at my window lattice:
Let me see, then, what thereat is, and this mystery explore—
Let my heart be still a moment and this mystery explore;—
‘Tis the wind and nothing more.”
 
Open here I flung the shutter, when, with many a flirt and flutter,
In there stepped a stately raven of the saintly days of yore;
Not the least obeisance made he; not a minute stopped or stayed he;
But, with mien of lord or lady, perched above my chamber door—
Perched upon a bust of Pallas just above my chamber door—
Perched, and sat, and nothing more.
 
Then this ebony bird beguiling my sad fancy into smiling,
By the grave and stern decorum of the countenance it wore.
“Though thy crest be shorn and shaven, thou,” I said, “art sure no craven,
Ghastly grim and ancient raven wandering from the Nightly shore—
Tell me what thy lordly name is on the Night’s Plutonian shore!”
Quoth the Raven, “Nevermore.”
 
Much I marvelled this ungainly fowl to hear discourse so plainly,
Though its answer little meaning—little relevancy bore;
For we cannot help agreeing that no living human being
Ever yet was blest with seeing bird above his chamber door—
Bird or beast upon the sculptured bust above his chamber door,
With such name as “Nevermore.”
 
But the raven, sitting lonely on the placid bust, spoke only
That one word, as if his soul in that one word he did outpour.
Nothing further then he uttered—not a feather then he fluttered—
Till I scarcely more than muttered, “other friends have flown before—
On the morrow he will leave me, as my hopes have flown before.”
Then the bird said, “Nevermore.”
 
Startled at the stillness broken by reply so aptly spoken,
“Doubtless,” said I, “what it utters is its only stock and store,
Caught from some unhappy master whom unmerciful Disaster
Followed fast and followed faster till his songs one burden bore—
Till the dirges of his Hope that melancholy burden bore
Of ‘Never—nevermore’.”
 
But the Raven still beguiling all my fancy into smiling,
Straight I wheeled a cushioned seat in front of bird, and bust and door;
Then upon the velvet sinking, I betook myself to linking
Fancy unto fancy, thinking what this ominous bird of yore—
What this grim, ungainly, ghastly, gaunt and ominous bird of yore
Meant in croaking “Nevermore.”
 
This I sat engaged in guessing, but no syllable expressing
To the fowl whose fiery eyes now burned into my bosom’s core;
This and more I sat divining, with my head at ease reclining
On the cushion’s velvet lining that the lamplight gloated o’er,
But whose velvet violet lining with the lamplight gloating o’er,
She shall press, ah, nevermore!
 
Then methought the air grew denser, perfumed from an unseen censer
Swung by Seraphim whose footfalls tinkled on the tufted floor.
“Wretch,” I cried, “thy God hath lent thee—by these angels he hath sent thee
Respite—respite and nepenthe, from thy memories of Lenore!
Quaff, oh quaff this kind nepenthe and forget this lost Lenore!”
Quoth the Raven, “Nevermore.”
 
“Prophet!” said I, “thing of evil!—prophet still, if bird or devil!—
Whether Tempter sent, or whether tempest tossed thee here ashore,
Desolate yet all undaunted, on this desert land enchanted—
On this home by horror haunted—tell me truly, I implore—
Is there—is there balm in Gilead?—tell me—tell me, I implore!”
Quoth the Raven, “Nevermore.”
 
“Prophet!” said I, “thing of evil—prophet still, if bird or devil!
By that Heaven that bends above us—by that God we both adore—
Tell this soul with sorrow laden if, within the distant Aidenn,
It shall clasp a sainted maiden whom the angels name Lenore—
Clasp a rare and radiant maiden whom the angels name Lenore.”
Quoth the Raven, “Nevermore.”
 
“Be that word our sign in parting, bird or fiend,” I shrieked, upstarting-
“Get thee back into the tempest and the Night’s Plutonian shore!
Leave no black plume as a token of that lie thy soul hath spoken!
Leave my loneliness unbroken!—quit the bust above my door!
Take thy beak from out my heart, and take thy form from off my door!”
Quoth the Raven, “Nevermore.”
 
And the Raven, never flitting, still is sitting, still is sitting
On the pallid bust of Pallas just above my chamber door;
And his eyes have all the seeming of a demon’s that is dreaming,
And the lamplight o’er him streaming throws his shadow on the floor;
And my soul from out that shadow that lies floating on the floor
Shall be lifted—nevermore!
 
 
 
22549821_493872800982523_2540650118735494747_n
 
Shqipëroi: Alfred Kola
Korçë, 17 shtator 2023
 

Leave a Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

ATUNIS GALAXY POETRY

atunisgalaktika@gmail.com

https://atunis.albanianforum.net/

Blog Stats

2,300,226 hits

September 2023
M T W T F S S
 123
45678910
11121314151617
18192021222324
252627282930  

CATEGORIES LIST

BOARD OF DIRECTORS

  • Agron Shele (Albania -Belgium)
    Hasije Selishta – Kryeziu (Kosovo)
    Peter Tase (USA)
    Prof. Dr. Jeton Kelmendi (Albania- Belgium)
    Anna Keiko (China)
    Raimonda Moisiu IWA (Albania -USA)
    Dimitris P. Kraniotis (Greece)
    Sunita Paul (India)
    Isilda Nunes (Portugal)
    Dr. Claudia Piccinno (Italy)
    Susana Roberts (Argentina)
    Pavol Janik (Slovakia)
    Leda García Pérez (Costa Rica)
    Alisa Velaj (Albania)
    Dr. Jernail Singh Anand (India)
    Eden Soriano Trinidad (Philippine)
    Shoshana Vegh (Israel)
    NilavroNill Shoovro (India)
    Gunsel Djemal (UK)
    Võ Thị Như Mai (Vietnam – Australia)
    Luz María López (Puerto Rico)
    Sinan Vaka (Albania)
    Virginia Fernández Collado (Spain)
    Rozalia Aleksandrova (Bulgaria)
    Lumo Kolleshi ( Albania)
    Irina Hysi ( Albania)
    Rami Kamberi ( North Macedonia)
    Bilall Maliqi (Presheve)
    Milica Lilic (Serbia)

CONTACT

← Back

Thank you for your response. ✨

ARCHIVE

Terms List