Poezi nga Jacques PRÉVERT
(4 shkurt 1900 † 11 prill 1977)
FRANCE
NGRËNIA E MËNGJEZIT
Ai hodhi kafé
Në filxhan
Shtoi qumësht
Në filxhanin e kafésë
Shtoi sheqer
Në kafén me qumësht
E perzjeu atë
Me një lugë të vogël
Piu kafén
Vuri filxhanin në vend
Pa më folur
Ndezi një cigare
Nxorri disa shtëllunga
Me tym
Shkundi hirin
Në tavëll
Pa më folur
Pa më shikuar
Ai u ngrit
Vuri kapelen
Në kokë
Veshi mushama e tij
Sepse binte shi
Dhe doli
Përmes shiut
Pa një fjalë
Pa më përshendetur
Pa më shikuar
Dhe unë
Mbështeta kokën
Në duar
Dhe qava

Shqipëroi: Kolec P. Traboini
(Nga libri “Fjalë” 1945)
Nga libri World Poetica vol. 1, 2019




























Leave a Reply