Poezi nga Bilall M. Maliqi
 
 
LOTËT
 
Loti i mallit
E freskon
Cipëzën e hollë
të dashurisë
 
Loti i mërzisë
Plas në tumat e ngritura
të dhembjes
 
Loti i dhimbjes
Kripos plagët e pashëruara
Të shpirtit
 
 
SHKALLËT E SHPRESËS
 
Nëpër shkallët e shpresës
u ngjite për ta mbërritur
shtatin tim si lis
në secilën degë
vendose nga një dëshirë
le të çelë bashkë me gjethet
e gjelbërta
po arrite
në kokë të shpresës
shikomë në sytë e mi
të përlotur
me lotë të mërzisë
pastaj…
po deshte të ma heqësh
(atë mërzi)
përqafomë me mallin
e përmallshëm
e më puth me puthje
që më prek
damarëve të thellësisë
së zemrës
le të bëhet një me gjakun
të lëvizë lirshëm
venave të përjetësisë
 
 
ZËRI I SAJ
 
Mezi u përbirua zëri
nga ajo lëndinë e poshtme
dhe s’dihej dot
a është thirrje apo britmë
ofshamë a gjysmë psherëtime
s’ngeli tjetër
pos ta lëshoj shikimin
si një shigjetë me shpejtësi rrufeje
të arrijë aty
ku gjithçka dëgjohet
edhe ajo lëvizje e vogël
nga shushurimë bari
të mësoj enigmën
e këtij zëri
që më ngeli ngjitas
veshëve të mi
e rri gatitu për dëgjim
ngadalë me hapa të vegjël
arrita aty
dhe mësova
se zhurmë e saj
ishte thirrje për mua
për takim malli
e përqafim ngrohtësie
 
 
VRIMË MË VRIMË
 
Futet vrimë më vrimë
si brejtës i lagur
nëpër shi
me stuhi
apo në pellgje
të hapura për ujitje
për ta gjetur cakun
e humbur të labirintit
mandej
nëpër kanale të fshehta
(ky) dhëmbëmprehuri
pak nga pak
i grimcon të mirat
e ngjitura
në stendën e kohës

Leave a Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

ATUNIS GALAXY POETRY

atunisgalaktika@gmail.com

https://atunis.albanianforum.net/

Blog Stats

2,300,190 hits

December 2024
M T W T F S S
 1
2345678
9101112131415
16171819202122
23242526272829
3031  

CATEGORIES LIST

BOARD OF DIRECTORS

  • Agron Shele (Albania -Belgium)
    Hasije Selishta – Kryeziu (Kosovo)
    Peter Tase (USA)
    Prof. Dr. Jeton Kelmendi (Albania- Belgium)
    Anna Keiko (China)
    Raimonda Moisiu IWA (Albania -USA)
    Dimitris P. Kraniotis (Greece)
    Sunita Paul (India)
    Isilda Nunes (Portugal)
    Dr. Claudia Piccinno (Italy)
    Susana Roberts (Argentina)
    Pavol Janik (Slovakia)
    Leda García Pérez (Costa Rica)
    Alisa Velaj (Albania)
    Dr. Jernail Singh Anand (India)
    Eden Soriano Trinidad (Philippine)
    Shoshana Vegh (Israel)
    NilavroNill Shoovro (India)
    Gunsel Djemal (UK)
    Võ Thị Như Mai (Vietnam – Australia)
    Luz María López (Puerto Rico)
    Sinan Vaka (Albania)
    Virginia Fernández Collado (Spain)
    Rozalia Aleksandrova (Bulgaria)
    Lumo Kolleshi ( Albania)
    Irina Hysi ( Albania)
    Rami Kamberi ( North Macedonia)
    Bilall Maliqi (Presheve)
    Milica Lilic (Serbia)

CONTACT

← Back

Thank you for your response. ✨

ARCHIVE

Terms List