Jüri Talvet
 
Kalendari poetik: Jüri Talvet 17 dhjetor 1945
 
Sot, më 17 dhjetor, është data e lindjes së Jüri Talvet, poet dhe akademik nga Estonia. Është autor i shumë veprave letrare që përfshijnë poezi, kritikë letrare dhe esé. Ka punuar si profesor universiteti në Tartu (Estoni) ku ka dhënë Letërsinë e Krahasuar. Përveç të tjerave njihet edhe si përkthyes në estonisht nga spanjishtja i veprave të Francisco de Quevedo dhe Gabriel García Márquez. Jam i nderuar që e kam mik virtual.
Happy Birthday Jüri Talvet!
Ja një poezi nga poeti i njohur estonez:
 
TË PAPRITURAT E MOTIT
 
Duke pritur shpërblimin e jetës, me moshën marrim tatëpjetën.
Do të ishte më mirë të kullosnim delet,
të mbroheshim nën një pemë kur bie shi
dhe të dëgjonim rrufetë e Perëndisë,
që rri si qëngj, në paqen e tij të drejtë.
 
Ose të prisnim pemë në pyll, derisa
dalngadalë, duke punuar, trupi i përshtatet
ritmit të pemës që bie, si sëpata.
Të paktën përgatisim kunjat në vetmi.
Askush s’i shkruan kolonelit.
 
Sharlatani në skenë ngre sytë
dhe pluhurin. E ngrenë në qiell me lëvdata,
por vjen nata dhe thërmija më e vogël
gjen vendin dhe qetësinë e saj.
 
Kështu, kur beftas një erë më e ngrohtë
nga e ardhmja fillon të fryjë,
mbetemi të hutuar, se kemi harruar
të ngremë si vela këmishat tona.
 
 
 
© shqipëroi Maksim Rakipaj

Leave a Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

ATUNIS GALAXY POETRY

atunisgalaktika@gmail.com

https://atunis.albanianforum.net/

Blog Stats

2,300,295 hits

December 2024
M T W T F S S
 1
2345678
9101112131415
16171819202122
23242526272829
3031  

CATEGORIES LIST

BOARD OF DIRECTORS

  • Agron Shele (Albania -Belgium)
    Hasije Selishta – Kryeziu (Kosovo)
    Peter Tase (USA)
    Prof. Dr. Jeton Kelmendi (Albania- Belgium)
    Anna Keiko (China)
    Raimonda Moisiu IWA (Albania -USA)
    Dimitris P. Kraniotis (Greece)
    Sunita Paul (India)
    Isilda Nunes (Portugal)
    Dr. Claudia Piccinno (Italy)
    Susana Roberts (Argentina)
    Pavol Janik (Slovakia)
    Leda García Pérez (Costa Rica)
    Alisa Velaj (Albania)
    Dr. Jernail Singh Anand (India)
    Eden Soriano Trinidad (Philippine)
    Shoshana Vegh (Israel)
    NilavroNill Shoovro (India)
    Gunsel Djemal (UK)
    Võ Thị Như Mai (Vietnam – Australia)
    Luz María López (Puerto Rico)
    Sinan Vaka (Albania)
    Virginia Fernández Collado (Spain)
    Rozalia Aleksandrova (Bulgaria)
    Lumo Kolleshi ( Albania)
    Irina Hysi ( Albania)
    Rami Kamberi ( North Macedonia)
    Bilall Maliqi (Presheve)
    Milica Lilic (Serbia)

CONTACT

← Back

Thank you for your response. ✨

ARCHIVE

Terms List