Chris Abani
Kalendari poetik: Chris Abani 27 dhjetor 1968
Sot ju paraqes poetin dhe shkrimtarin nigerian Christopher Abani, i njohur me emrin Chris Abani. I ati i tij nigerian i etnisë igbo, e ëma angleze. Librin e parë e botoi më moshën 16 vjeçare, një roman që përshkruan aventurat e një grupi të rinjsh nigerianë me prirje naziste. Qeveria e mori si kritikë të maskuar ndaj saj dhe kur mbushi 18 vjeç e dënuan me 6 muaj burg. Përvojën e burgimit e solli në skenat e teatrit; sërish në burg. Herën e tretë, në vitin 1991, e dënuan me vdekje. Iu fal jeta dhe mërgoi në Londër; në vitin 1999 mërgoi në SHBA ku jeton sot. Është profesor në universitetin e Kalifornisë. Fitues i disa çmimeve letrare.
Ja përzgjedhja ime nga poezia e tij:
NDIHMA ME QËLLIME TË MIRA
Dymijë e pesëqint konserva peshku ton
dhe asnjë hapse konservash.
Qumësht pluhur që s’dihet ç’është
por përshpejton vdekjen.
Tre mijë Bibla u hodhën
për fëmijët muxhahudinë.
Një mijë batanije dhe triko leshi
u dërguan në zonat e nxehta tropikale.
Arka me fije për qepje dhe pa gjilpëra.
Mijra qirinj dhe anjë shkrepse.
Arka me pastë dhëmbësh dhe asnjë furçë dhëmbësh.
Arka me këpucë me taka të larta për gratë.
© shqipëroi Maksim Rakipaj




























Leave a Reply