Poezi nga Sevëme Fetiqi
 
 
HELMI I ËMBËL
 
Si vera e kuqe
që fshehtësite i zbulon
me dell dehjeje
 
në gotë të mbushur
qite helmin e të hidhurave
unë do ta pi me ëndje
 
edhe buzët nëse i ke të balsamosura
me puthje mëkatare do të t´i njomi
 
bëhu trëndafil i malit
me gjembat e tij
le tatuazh kujtimi
në tenin tim të butë
unë do të duroj
sillmi edhe netët e tua të përlotura
edhe ato pikëllime që të pikojnë
nga strehët e jetës
 
sillmi o sillmi
ngarkoji harresat e mia
trenat pa orar të caktuar
bujtinat e anijeve pa limane
 
le të bëhen të gjitha të miat
mos u mërzit për mua
m´i le e shko
 
siluetë e përhumbur në muzgje unë
të gjitha i mbaj mbi pëllëmbë
puth qiellin për hirë të syve të tu
ku vesë pranverore pikon në vargjet e mia 

Leave a Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

ATUNIS GALAXY POETRY

atunisgalaktika@gmail.com

https://atunis.albanianforum.net/

Blog Stats

2,300,228 hits

April 2025
M T W T F S S
 123456
78910111213
14151617181920
21222324252627
282930  

CATEGORIES LIST

BOARD OF DIRECTORS

  • Agron Shele (Albania -Belgium)
    Hasije Selishta – Kryeziu (Kosovo)
    Peter Tase (USA)
    Prof. Dr. Jeton Kelmendi (Albania- Belgium)
    Anna Keiko (China)
    Raimonda Moisiu IWA (Albania -USA)
    Dimitris P. Kraniotis (Greece)
    Sunita Paul (India)
    Isilda Nunes (Portugal)
    Dr. Claudia Piccinno (Italy)
    Susana Roberts (Argentina)
    Pavol Janik (Slovakia)
    Leda García Pérez (Costa Rica)
    Alisa Velaj (Albania)
    Dr. Jernail Singh Anand (India)
    Eden Soriano Trinidad (Philippine)
    Shoshana Vegh (Israel)
    NilavroNill Shoovro (India)
    Gunsel Djemal (UK)
    Võ Thị Như Mai (Vietnam – Australia)
    Luz María López (Puerto Rico)
    Sinan Vaka (Albania)
    Virginia Fernández Collado (Spain)
    Rozalia Aleksandrova (Bulgaria)
    Lumo Kolleshi ( Albania)
    Irina Hysi ( Albania)
    Rami Kamberi ( North Macedonia)
    Bilall Maliqi (Presheve)
    Milica Lilic (Serbia)

CONTACT

← Back

Thank you for your response. ✨

ARCHIVE

Terms List