Poezi nga Sinan Vaka
 
 
KLESIDRA
 
Humnera ka etje të pafundme
Klesidra bosh.
Duke sulmuar kohën
E duke grisur fletët e dëshirave,
Ndjen shenjat e thellësirës së frikshme.
Dhe ndodh të heshtësh kur s’duhet
Dhe ndodh të flasësh kur dhimbjen shton.
 
Një trung i rrëzuar kërkon shpirtin e humbur
Mbin mbi kalbësirën e tij filiza të vonuar…
Çfarë bën Zoti me këta vishkuj që ngutur
Shkojnë të rinj , pas shpresës së helmuar?
 
Kushedi ku udhëtoj
Në këtë qiell të muzgët
Me Klesidrën gati bosh…
Shikoj i pafajshëm
Dhimbjen e pashpirtë,
Pra atë që ju nuk e dini paqes.
Zemrës bie një pikë loti
Në botën e përqarë të heshtjes.
 
Ndihet stuhia e kohës me shkulme , shtrëngata
Me zhurma , me kërcitje mbi mendimet e limfës,
Si ky lis që mashtrohet nga bisqet e ngrata
Dhe ndjen mëdyshjes , vdekjen që vjen tinëz.
 
Shpesh mendjen e burgos vetmia
Dhe Klesidra bosh …
Thonjtë e shpirtit gërmojnë shpresën zemrës,
Ndërsa koha të grabit sekondat
Dhe shëndoshet me skajin tënd .
Vitet nuk shiten në asnjë merkato idesh.
Rrezet e yjta nuk zbresin nga kavernat e vetes
Dhe dehesh me gjakun tënd
Që tjetërsohet verë e dhimbjes së moshës,
Me prushin e pakët të viteve
Dhe Klesidra si orakull
Bosh …
 
Vetë koha vrapon drejt misteresh antike ;
E sotmja gjithnjëlloj drejt mohimit të vet,
Si ky trung do të kërkojmë filizat mistike
Me dhimbje do tërhiqemi zhgënjimit që vret.
 
 
PËRSHPEJTOJ FATIN
 
Ç’ngjyra misterioze nëpër buzët e tua!
Ndjen kufirin për të rrezikuar puthje?
Po sytë ! Me to çfarë shkruan dhe thua
Dëshirën për pranga ?
Burg për më tutje ?
 
Llogarit dhe nuk fal atë që duhet falur,
Llogarit dhe do çfarë është e ndaluar?
Për dreq ndjej orën që ke ndalur
Për dreq ndjej fatin
Që ta dhuroj me duar.
 
Për të qënë i hileshëm studioj qetësinë
Dhe hijeshinë që zbret fytyrës tënde
Përshpejtoj aspak formën, por brendinë
Që të ndjej nëpër erë
Klithmën : ” më çmënde “!
 
 
DËNIMI I VJETËR
 
Një mall krejt padukur dhe sfidë
Lëpin thellë zemrës i kredhur
Një çast ndjen, rikthehen stuhitë
Të falin një çehre të zbehur.
 
Qirinjtë i ke ndezur vetvetes
Luhatesh në shpirt e në sedër,
Të duket se dertet e heshtjes,
Të kthejnë dënimin e vjetër.
 
 
HAPA MBI RËRË
 
Në rërë gjurmët ngelen mbrapa,
Çdo hapi yt më kthen të mpirë
Çfarë dëshiroj prapë e fshin vala
Lag e njelm , shpirtin e dlirë.
 
Diku përpara kthjelltësia
Ta joshi flokun tënd të krehur
Kuptoj e ndjej pse çmenduria
Pushton e flet gjuhën e dehur …
 
Kush me helm ma derdhi kupën,
Mendimet pranga lidhi fytit
Ndoshta vetë e morra lupën
Të kuptoj shpirtin që më mbyti.
 
Mbi rërë gjurmët japin sedër
Diku përhumbjes ta ndjek hijen,
Pse bota ime botë e vjetër
Te ecja jote humbet dijen.

Leave a Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

ATUNIS GALAXY POETRY

atunisgalaktika@gmail.com

https://atunis.albanianforum.net/

Blog Stats

2,300,221 hits

April 2025
M T W T F S S
 123456
78910111213
14151617181920
21222324252627
282930  

CATEGORIES LIST

BOARD OF DIRECTORS

  • Agron Shele (Albania -Belgium)
    Hasije Selishta – Kryeziu (Kosovo)
    Peter Tase (USA)
    Prof. Dr. Jeton Kelmendi (Albania- Belgium)
    Anna Keiko (China)
    Raimonda Moisiu IWA (Albania -USA)
    Dimitris P. Kraniotis (Greece)
    Sunita Paul (India)
    Isilda Nunes (Portugal)
    Dr. Claudia Piccinno (Italy)
    Susana Roberts (Argentina)
    Pavol Janik (Slovakia)
    Leda García Pérez (Costa Rica)
    Alisa Velaj (Albania)
    Dr. Jernail Singh Anand (India)
    Eden Soriano Trinidad (Philippine)
    Shoshana Vegh (Israel)
    NilavroNill Shoovro (India)
    Gunsel Djemal (UK)
    Võ Thị Như Mai (Vietnam – Australia)
    Luz María López (Puerto Rico)
    Sinan Vaka (Albania)
    Virginia Fernández Collado (Spain)
    Rozalia Aleksandrova (Bulgaria)
    Lumo Kolleshi ( Albania)
    Irina Hysi ( Albania)
    Rami Kamberi ( North Macedonia)
    Bilall Maliqi (Presheve)
    Milica Lilic (Serbia)

CONTACT

← Back

Thank you for your response. ✨

ARCHIVE

Terms List