Poezi nga Lumo Kolleshi
 
 
IKJE NE PRILL
Lliko Nanos, Gabriel Garsia Markes, Dhimitër Mitit, Kadri Seranit, Bardhyl Londos
 
Nuk di pse miqtë e letrave,të shtrenjtët që pata,
Prillin zgjodhën për ikje,u bënë re.
Perosti e shpirtit,e ngrata,
Mbi ç’hi të hirnosur tani fle?
 
I pari më iku Llikua i qeshur,
Mësuesi që më zgjoi letërsinë,
Prillin ma la cullak,krejt të zhveshur,
Metaforat bashkë me lulet më ngrinë.
 
Prillin s’e ndau dot në mes,
Hyjnori i rrëfimit larg në Kolumbi,
Që livadheve të botës do t’u hedhë veç vesë
Me biblën e vet “Njëqind vjet vetmi”.
 
Sakaq me pandeminë më shkoi dhe Dhimitri,
Poeti që s’e shihje dot pa një lule
Dhe,kur këngës ia merrte,i këndonte shpirti
E verës brusko si Khajami nopran i përulej.
 
Po prillin zgjodhi edhe Bardhi
Që enigmën mes shenjtorit dhe djallit s’e zgjidhi dot,
Që detin s’e qetësoi dot për së gjalli…
Mos vallë të gjithë bashkë lindëm Don Kishotë?
 
Në natën e kadrit m’u shua dhe Kadriu,
Ca libra të huaj pa përkthyer mbetën.
Ç’është kjo besë e djalltë me qiriun?
Shpirtra të pikuar në prill,po s’u tretën.
 
 
***
 
Prej shekujsh bie dhimbshëm kjo kambanë,
Për gjakun që kurrë nuk u tret.
Në gozhdët e Krishtit dhe plagët e tua dhe të miat janë,
Të gjithëve nga pak e premtja e zezë na vret.
 
…
Në kulmin e diellit e dritë të mos kesh,
Në pusin e natës e terr të mos gjesh,
Në shtratin e butë e gjumi yt sipër resh,
Një sy vesh një ëndërr e tjetri e zhvesh.
 
…
Kurajë më jep të ngjit çdo majë,
Me një cigar ia ndez zjarrin rrufesë.
Bashkë e bëjmë vuajtjen që të vuajë,
Bashkë e bëjmë dhe vdekjen që të vdesë.
 
Milano, më 18.04.2024-18.04.2025

Leave a Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

ATUNIS GALAXY POETRY

atunisgalaktika@gmail.com

https://atunis.albanianforum.net/

Blog Stats

2,300,190 hits

April 2025
M T W T F S S
 123456
78910111213
14151617181920
21222324252627
282930  

CATEGORIES LIST

BOARD OF DIRECTORS

  • Agron Shele (Albania -Belgium)
    Hasije Selishta – Kryeziu (Kosovo)
    Peter Tase (USA)
    Prof. Dr. Jeton Kelmendi (Albania- Belgium)
    Anna Keiko (China)
    Raimonda Moisiu IWA (Albania -USA)
    Dimitris P. Kraniotis (Greece)
    Sunita Paul (India)
    Isilda Nunes (Portugal)
    Dr. Claudia Piccinno (Italy)
    Susana Roberts (Argentina)
    Pavol Janik (Slovakia)
    Leda García Pérez (Costa Rica)
    Alisa Velaj (Albania)
    Dr. Jernail Singh Anand (India)
    Eden Soriano Trinidad (Philippine)
    Shoshana Vegh (Israel)
    NilavroNill Shoovro (India)
    Gunsel Djemal (UK)
    Võ Thị Như Mai (Vietnam – Australia)
    Luz María López (Puerto Rico)
    Sinan Vaka (Albania)
    Virginia Fernández Collado (Spain)
    Rozalia Aleksandrova (Bulgaria)
    Lumo Kolleshi ( Albania)
    Irina Hysi ( Albania)
    Rami Kamberi ( North Macedonia)
    Bilall Maliqi (Presheve)
    Milica Lilic (Serbia)

CONTACT

← Back

Thank you for your response. ✨

ARCHIVE

Terms List