Poezi nga Ardi Omeri
 
 
UNË S’JAM UNË
 
Hera-herës,
ngjaj me një shpirt të vdekur!
Si dikush që është shuar,
një shekull më parë?
Një trup pa jetë i tretur,
një shpirt pa shpirt ende gjallë!
 
…më ngjan se s’jam unë,
e brenda meje nuk ndjej jetë!
S’ndjej as muzgun dhe as shiun,
në Londrën pa Diell e t’paqetë…
 
…ngjaj me një ujk të vetmuar,
që hënëzat nuk i ndjellin epsh!
Ulërima në shpirt është shuar,
dhe ujku është bërë i mefshtë…
 
…ngjaj me një të vdekur,
që shpirtin s’do t’a lerë të ikë!
Zemra rreh si tek një lepur,
që nga zhurmat ka frikë!
 
Ky s’jam unë!
Ky s’kam qenë kurrë unë!
Dielli, kurrë s’më ka verbuar,
dhe hënëzat i dua shumë.
 
Nëse vazhdoj kështu,
me shpirtin e heshtur,
dhe këng’shuar, nën Hënë pa rimë?
Futmëni në varr edhe pa vdekur,
më shpëtoni nga e tmerrshmja rutinë.
 
Vërtetë jam një shpirt i vdekur,
dikush i një shekulli më parë?
Një shpirt që djajtë kanë regjur,
s’mund të vdesë kur është ende gjallë!
 
…me veten qesha,
kur e pashë të mugët,
si një mëngjes që gogësin vesëlarë…
Kur më lexon, edhe rutina struket,
zemra rreh fort, lepuri bëhet luan!
 
Unë s’jam unë, s’jam ky!
Jam ai që flirton me hijet e natës,
që qesh i verbuar nga Dielli jetë.
Jam djalli që tundon magjistaren Hënë,
dhe yjet i bën të recitojnë të paqetë!
 
Ndaj më prisni edhe pak,
nuk kam vdekur ende!
Nuk vdes kush ka në gjak,
varg dhe nota kënge.
 
©Ardi OMERI

Leave a Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

ATUNIS GALAXY POETRY

atunisgalaktika@gmail.com

https://atunis.albanianforum.net/

Blog Stats

2,300,221 hits

April 2025
M T W T F S S
 123456
78910111213
14151617181920
21222324252627
282930  

CATEGORIES LIST

BOARD OF DIRECTORS

  • Agron Shele (Albania -Belgium)
    Hasije Selishta – Kryeziu (Kosovo)
    Peter Tase (USA)
    Prof. Dr. Jeton Kelmendi (Albania- Belgium)
    Anna Keiko (China)
    Raimonda Moisiu IWA (Albania -USA)
    Dimitris P. Kraniotis (Greece)
    Sunita Paul (India)
    Isilda Nunes (Portugal)
    Dr. Claudia Piccinno (Italy)
    Susana Roberts (Argentina)
    Pavol Janik (Slovakia)
    Leda García Pérez (Costa Rica)
    Alisa Velaj (Albania)
    Dr. Jernail Singh Anand (India)
    Eden Soriano Trinidad (Philippine)
    Shoshana Vegh (Israel)
    NilavroNill Shoovro (India)
    Gunsel Djemal (UK)
    Võ Thị Như Mai (Vietnam – Australia)
    Luz María López (Puerto Rico)
    Sinan Vaka (Albania)
    Virginia Fernández Collado (Spain)
    Rozalia Aleksandrova (Bulgaria)
    Lumo Kolleshi ( Albania)
    Irina Hysi ( Albania)
    Rami Kamberi ( North Macedonia)
    Bilall Maliqi (Presheve)
    Milica Lilic (Serbia)

CONTACT

← Back

Thank you for your response. ✨

ARCHIVE

Terms List