Poezi nga William Butler Yeats (1865 – 1939)
Ishulli i Liqenit të Innisfree
Do ngrihem dhe do shkoj tani, do shkoj te Ishull i Vetëm,
Dhe një kasolle do ngre atje, prej balte dhe prej degësh:
Nëntë vargje fasulesh do kem dhe një zgjua për bletën;
Dhe në lëndin’ do rroj i vetëm, në mes zukatjes së bletës.
Dhe paqen do të gjej atje, se paqja vjen ngadalë,
Të bjerë aty ku bulkthi k’ndon nën vellot e agimit;
Mesdita ndrin e purpurt atje, gjithçka ndrin në mesnatë,
Dhe mbrëmja plot përplot madje me krahët e trishtilit.
Un’ do të ngrihem dhe do shkoj, se natë e ditë tani
Dëgjoj dhe ujin e liqenit, tinguj që puthin bregun;
Teksa qëndroj në mes të rrugës, mbi trotuaret gri,
Thellë thellë un’ e dëgjoj kët’ zemrën time të etur.
Shënim i përkthyesit: Folësi e hap poezinë duke shprehur dëshirën për të udhëtuar në Innisfree – një ishull i vogël, i pabanuar në një liqen të njohur si Lough Gill, në qarkun Sligo, Irlandë, ku Yeats jetoi si fëmijë.
The Lake Isle of Innisfree
I will arise and go now, and go to Innisfree,
And a small cabin build there, of clay and wattles made:
Nine bean-rows will I have there, a hive for the honey-bee;
And live alone in the bee-loud glade.
And I shall have some peace there, for peace comes dropping slow,
Dropping from the veils of the morning to where the cricket sings;
There midnight’s all a glimmer, and noon a purple glow,
And evening full of the linnet’s wings.
I will arise and go now, for always night and day
I hear lake water lapping with low sounds by the shore;
While I stand on the roadway, or on the pavements grey,
I hear it in the deep heart’s core.
Shqipëroi: Alfred Kola
Korçë, 10 prill 2025




























Leave a Reply