Sergej Esenin
Flakëroi zjarri blu
Flakëroi zjarri blu, në shpirt m’u zgjua,
viset e dashura u harruan, mbetën larg.
Për të parën herë, dashurisë i kam kënduar,
për herë të parë prej saj heq dorë nga çdo telash.
Si një kopsht i braktisur kam qenë, i gjithi,
i panginjur me pije e rendje pas fustaneve.
Sot nuk më pëlqen më as pija e as dëfrimi,
i shkujdesur, ta humbas jetën mejhaneve.
Do të doja vetëm ty të të shihja pak,
pa dashur që të kaluarën ta harroje.
T’i shihja liqenet e syve, ngjyrë ari-kaf’,
e më tek tjetri, ti kurrë të mos shkoje.
Kujtoj ecjen e butë, trupin tënd të lehtë,
në do ta dish, me zemër, pa u menduar;
ashtu siç dija të të doja, ashpërsisht i egër,
do të di të të dashuroj edhe i nënshtruar…
Do t’i harroja tavernat përgjithmonë
dhe do të ndaloja së shkruari poezi.
Më mjafton të të prekja butësisht dorën,
vjeshtartën e flokëve me gishtërinjtë e mi.
Do të mbetesha pas teje, përgjithmonë,
viseve të dashura, sidoqoftë, afër dhe larg.
Kush, për të parën herë, dashurisë i këndoi,
për herë të parë prej saj heq dorë nga çdo telash. 
Përshtati në shqip: Astrit Lulaj



























Leave a Reply