Franco Arminio
Kalendari poetik: Franco Arminio – një poet bashkëkohës
Poeti, shkrimtari dhe regjisori, Franco Arminio u lind më 19 shkurt 1960. Në 66 vjetorin e lindjes së tij përzgjodha këtë shqipërim:
LËSHOJU RRUGËN PEMËVE
Mendo se ka dhe vdekje
dhe para vdekjes kushdo ka të drejtë
për një çast mirësi.
Dëgjo me mirëkuptim.
Kundro me adhurim dhelprat,
skifterët, erën, grurin.
Mëso të përshëndesësh një lypës,
ushtro ashpërsinë tënde dhe lufto
deri sa të mbetesh pa frymë.
Mos qëndro vetëm mbi ujë,
zhytu deri në fund
edhe në rrezikofsh të mbytesh.
Buzëqeshi këtij njerëzimi
që ngatërrohet edhe me vetveten.
Lëshoju rrugën pemëve.
© shqipëroi Maksim Rakipaj



























Leave a Reply