Poezi nga Armenida Qyqja


RRUGËTIMI I SHPIRTIT

Udhët më kujtojnë pareshtur
Se destinacioni nuk është më i rëndësishëm
Sesa rrugëtimi i shpirtit…

“Rritu! Shtrije hapin!” më thonë
Teksa vija e finishit rivendos veten
Në një pozicion tjetër, më tutje…

Kam udhëtuar, nëpër diell përvëlues e shi,
Vetëm, me këpucë të ngrëna
Dhe këmbë që dhembin nga lodhja…

Më të fortë më bënë shtigjet e ashpra
Formë i dhanë ditë pas dite gruas
Që di të dashurojë dhe në kohë të vështira…


KTHEJA PORTRETIT TIM NGJYRAT

Më mungon e trëndafilta mbi faqe,
Kur vështrimi yt ulet mbi to si diell vere,
Me tërë dëshirat ngarkuar mbi veten,
Fjalët e përzhitura, ajrin e ndezur buzëve…

Bojërat e tua të ujit, m’i mungojnë syve,
Të joshin zogjtë e mendimeve,
Me mijëra reflekset e tyre mbi retinë,
“Mos ik” t’i thonë dashurisë në çdo stinë…

E varfër është kutija e makjazhit
Dhe pasqyra s’bën dot magjira,
Eja, mbi mua derdhu i tëri sërisht,
Portretit të zbardhur, ktheja ngjyrat…


DIKU, PRANË ZEMRËS

Mes smogut të hirtë të mendimeve,
Psherëtin i mundur
Dhe unë ndiej dhimbje,
Tek dal nga gjoksi yt, fjollë pas fjolle…

Të kundroj nga aq pranë,
Por ti s’më sheh dot…
Me ajrin tretem, të mbështjell të tërin
Dhe mbi gjoksin tim, ta mbaj kokën…

S’më ndjen i dashur, s’më ndjen,
As kur strukem sërisht, aty ku isha,
Diku mes dy mushkërive të tua,
Pak në të majtë, pranë zemrës…

Eh ç’punë kanë këtu oqeanet,
Shtetet, kufijtë, kangjellat e nëmura,
O zot sa shumë burgje e vuajtje,
Për shpirtin, kemi shpikur!


NESËR

Ndërgjegja, gjen gjithnjë kohën
Dhe vendin e duhur!
Sy mbyllur i njeh drurët e shpirtit
Pikat e dobta, të boshta të çdo trungu,
Ajo e di ku t’i lëshojë brejtësit e saj…

Terri mbulon përskuqjen time nga turpi,
Por s’di a e mbulon dot zhurmën
Në qetësinë absolute të natës,
Gër-gër mbi një dorë që s’u zgjat,
Punë që s’u bë…

Frymëmarrja jote thellohet
Teksa më shtrëngon pranë vetes nëpër gjumë,
Mua me gjithë brejtësit e mi të vegjël
Që festë bëjnë nën lëkurë…
Një njeri më i mirë dua të jem nesër…

Leave a Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

ATUNIS GALAXY POETRY

atunisgalaktika@gmail.com

https://atunis.albanianforum.net/

Blog Stats

2,300,202 hits

February 2026
M T W T F S S
 1
2345678
9101112131415
16171819202122
232425262728  

CATEGORIES LIST

BOARD OF DIRECTORS

  • Agron Shele (Albania -Belgium)
    Hasije Selishta – Kryeziu (Kosovo)
    Peter Tase (USA)
    Prof. Dr. Jeton Kelmendi (Albania- Belgium)
    Anna Keiko (China)
    Raimonda Moisiu IWA (Albania -USA)
    Dimitris P. Kraniotis (Greece)
    Sunita Paul (India)
    Isilda Nunes (Portugal)
    Dr. Claudia Piccinno (Italy)
    Susana Roberts (Argentina)
    Pavol Janik (Slovakia)
    Leda García Pérez (Costa Rica)
    Alisa Velaj (Albania)
    Dr. Jernail Singh Anand (India)
    Eden Soriano Trinidad (Philippine)
    Shoshana Vegh (Israel)
    NilavroNill Shoovro (India)
    Gunsel Djemal (UK)
    Võ Thị Như Mai (Vietnam – Australia)
    Luz María López (Puerto Rico)
    Sinan Vaka (Albania)
    Virginia Fernández Collado (Spain)
    Rozalia Aleksandrova (Bulgaria)
    Lumo Kolleshi ( Albania)
    Irina Hysi ( Albania)
    Rami Kamberi ( North Macedonia)
    Bilall Maliqi (Presheve)
    Milica Lilic (Serbia)

CONTACT

← Back

Thank you for your response. ✨

ARCHIVE

Terms List