Brikenë Ceraja-Beka (Kosovë)

 

Poetë të antologjisë poetike, “Takohemi në Jug”
Poets of the Poetry Anthology “Let’s Meet in the South”, 3rd Edition (Albania)

Brikenë (Jakup) Ceraja–Beka lindi më 4 dhjetor 1979 në Mitrovicë. Studimet për gjuhë dhe letërsi shqipe në Fakultetin Filologjik në Universitetin e Prishtinës i kreu në vitin 2003, ku edhe ka magjistruar. Ndërsa ka doktoruar
në degën e Letërsisë në Universitetin “Shën Kliment Ohridski” në Sofje të Bullgarisë.
Me shkrime ka filluar të merret që në moshë të re. Deri më tani ka botuar katër përmbledhje me poezi.
Poezia e saj është vlerësuar si nga lexuesi po ashtu edhe nga kritika, duke u shpërblyer disa herë. Në
vitin 2003, në manifestimin “Kepi i shpresës së mirë
– Fahredin Gunga”, i cili mbahej në Mitrovicë, është shpërblyer me çmimin për veprën më të mirë në poezi me librin “Fytyra e babait”. Në vitet 2006 dhe 2008, në Mitingun e Poezisë në Gjakovë, është shpërblyer me çmimin për poezinë më të mirë të lexuar në orën letrare të këtij manifestimi. Që nga viti 2003 është anëtare e Lidhjes së Shkrimtarëve të Kosovës.

KAM…

Në ranë kam me u shtri e kam m’i shiku yjet
ka me ra nata ngadalë e qetësisht,
heshtun dielli ka me u mshefë nën re
ato të bardhat kanë me ecë me dashni
e lotët kanë m’i liru pa u ndalë
kanë me më lagë e me më ba qull,
po prej rane s’kam me u çu.
Kam me pritë me net lotin tem,
me m’i prekë mollëzat që m’i ka skuqë dielli.

Në ranë kam me nejtë edhe kur ajo ka me u lagë prej
dallgëve,
por unë s’kam me u ngritë pa ma kthy diellin
e me të me pa rrugën e kthimit.

Ka me ardhë nadja, ashtu siç din ajo e flladshme,
e qetësisht ka me ma puthë ballin me rrudha,
por unë s’kam me të lanë të qetë
pa m’i kthy lotët që m’i vodhe.

DREJT DIELLIT

Du me arnue edhe atë pjesë
të fustanit që ma grisi koha.
Me të do t’i mbuloj pjesët e trupit
të pikturuara me ngjyrë të kuqe
kam me veshë ashtu të rrudhur
kur maskarenjtë e kësaj kohe kanë mbyllë sytë.
Du me arnue edhe pjesën nën gjunjë,
që zvarrë më tërhiqen
e kur hipokritët humbën shikimin drejt diellit
kam me zgjeru e m’i pre
copat e ti m’i ngjyros me ngjyrat
e hanës e diellit
për gojë një copë kam me jua dhanë.

VALIXHJA E KOHËS

Lind nën tingujt e këngës së mallkume,
ik një ditë në kohën më të ëmbël të rinisë,
e bëhesh nuse duke të uruar me fjalët
që vetëm të falësh dashuri e respekt
e nanë kur bëhesh, çdo damar të trupit e ngrin për
fëmijë,
e kur zani të ngjiret, ti nuk hesht së këshilluari e fal
ëmbëlsi
plakesh nën fjalët e ninullave
ik një ditë një orë një minutë,
kur pas le vetëm pajën në një valixhe të grisur nga
vuajtjet
e pluhurosura nga koha.

ME VDEKË NUK ËSHTË DHIMBJE

Me vdekë nuk është dhimbje, është një
lehtësim shpirti
Ashtu lehtë si lëshohen gjethet e pemës,
ato të moçmet, të vyshkuna pa ra në tokë.
Dhimbje është me fjetë e me harru me u
zgju, me shiju nadjen e pranverës
flladshëm troket rrugëve, e fillon me e tha
baltën, takave të zonjave ua kthen ritmin.
Me vdekë nuk është dhimbje, është mall
për dashurinë e kohës, asaj që ia fale
diellin, bash si hanë shndritshe netëve kur
iknin dritat.
Dhimbje është kur jeton n’tokë e harron me jetu,
me dashunu pak! një fije.
Një ditë ki me ikë.
Me vdekë nuk është dhimbje,
ma dhimbje është me fjetë e mos me u zgju.

Antologji e takimit “Takohemi në Jug”, (Edicioni III), Sarandë, Albania

Leave a Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

ATUNIS GALAXY POETRY

atunisgalaktika@gmail.com

https://atunis.albanianforum.net/

Blog Stats

2,300,301 hits

April 2026
M T W T F S S
 12345
6789101112
13141516171819
20212223242526
27282930  

CATEGORIES LIST

BOARD OF DIRECTORS

  • Agron Shele (Albania -Belgium)
    Hasije Selishta – Kryeziu (Kosovo)
    Peter Tase (USA)
    Prof. Dr. Jeton Kelmendi (Albania- Belgium)
    Anna Keiko (China)
    Raimonda Moisiu IWA (Albania -USA)
    Dimitris P. Kraniotis (Greece)
    Sunita Paul (India)
    Isilda Nunes (Portugal)
    Dr. Claudia Piccinno (Italy)
    Susana Roberts (Argentina)
    Pavol Janik (Slovakia)
    Leda García Pérez (Costa Rica)
    Alisa Velaj (Albania)
    Dr. Jernail Singh Anand (India)
    Eden Soriano Trinidad (Philippine)
    Shoshana Vegh (Israel)
    NilavroNill Shoovro (India)
    Gunsel Djemal (UK)
    Võ Thị Như Mai (Vietnam – Australia)
    Luz María López (Puerto Rico)
    Sinan Vaka (Albania)
    Virginia Fernández Collado (Spain)
    Rozalia Aleksandrova (Bulgaria)
    Lumo Kolleshi ( Albania)
    Irina Hysi ( Albania)
    Rami Kamberi ( North Macedonia)
    Bilall Maliqi (Presheve)
    Milica Lilic (Serbia)

CONTACT

← Back

Thank you for your response. ✨

ARCHIVE

Terms List