Gio Evan

Kalendari poetik: Gio Evan 21 prill 1988

Sot mbush 38 vjeç poeti dhe kantautori italian Gio Evan (emrin e vërtetë e ka Giovanni Giancaspro). Artist shumëplanësh; përmbledhjen e parë poetike e botoi kur qe 20 vjeç; bëri emër sidomos nëpërmjet rrjeteve sociale si Instagram e Facebook.
Ja një shqipërim nga poezitë e tij:

JE E PËRSOSUR

Je e përsosur
E përsosur je sepse di si të gabosh
Dhe s’ke frikë të hidhesh, të thyesh turijtë
S’ke frikë të ringrihesh, të pastrosh gjakun
Të vështrosh përqark, në të pa ndokush
E të ngresh supet, sikur gjë nuk ndodhi
Je e përsosur jo sepse s’bën gabime
Por sepse bën aq shumë
Sepse provon e rrekesh e dorë nuk heq

Kokëderre, zemërbutë
E përsosur je, se marrëzitë e tua i njeh
Dhe di të thuash më fal, kërkon ndjesë duke të parë në sy
Pas fjalësh nuk fshihesh
Beftas, si petale lule dielli çfaqesh
Para shtëpisë del dhe ndjesat në adresën e duhur i dërgon
Me qënë e përsosur nuk do me thënë pa të meta
Përsosur do me thënë “për sosur”
Do me thënë që ke provuar kaq herë
Me qënë gati për të sosur, e shkatërruar, copë copë
Ke provuar kaq herë dhe tani është marrëzi të tërhiqesh

Je e përsosur
E përsosur je sepse të gjithë ata
Që dhe për një çast të qasen pranë
Gjejnë brenda vetes një dëshirë të marrë
Për ëndrrat e veta të luftojnë.


© shqipëroi Maksim Rakipaj

Leave a Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

ATUNIS GALAXY POETRY

atunisgalaktika@gmail.com

https://atunis.albanianforum.net/

Blog Stats

2,300,248 hits

April 2026
M T W T F S S
 12345
6789101112
13141516171819
20212223242526
27282930  

CATEGORIES LIST

BOARD OF DIRECTORS

  • Agron Shele (Albania -Belgium)
    Hasije Selishta – Kryeziu (Kosovo)
    Peter Tase (USA)
    Prof. Dr. Jeton Kelmendi (Albania- Belgium)
    Anna Keiko (China)
    Raimonda Moisiu IWA (Albania -USA)
    Dimitris P. Kraniotis (Greece)
    Sunita Paul (India)
    Isilda Nunes (Portugal)
    Dr. Claudia Piccinno (Italy)
    Susana Roberts (Argentina)
    Pavol Janik (Slovakia)
    Leda García Pérez (Costa Rica)
    Alisa Velaj (Albania)
    Dr. Jernail Singh Anand (India)
    Eden Soriano Trinidad (Philippine)
    Shoshana Vegh (Israel)
    NilavroNill Shoovro (India)
    Gunsel Djemal (UK)
    Võ Thị Như Mai (Vietnam – Australia)
    Luz María López (Puerto Rico)
    Sinan Vaka (Albania)
    Virginia Fernández Collado (Spain)
    Rozalia Aleksandrova (Bulgaria)
    Lumo Kolleshi ( Albania)
    Irina Hysi ( Albania)
    Rami Kamberi ( North Macedonia)
    Bilall Maliqi (Presheve)
    Milica Lilic (Serbia)

CONTACT

← Back

Thank you for your response. ✨

ARCHIVE

Terms List