Poezi nga Georges Brassens (1921-1981)
TE VDESËSH PËR CA IDE
Të vdesësh për disa ide , ideja është tepër ngacmuese
Për pak sa nuk vdiqa pa i patur e kurrsesi ato nuk i dua
Sepse kush i kishte, pra një turmë e zjarrtë dhe ftohëse
Me klithma “rroftë vdekja“ befas mbi kurriz mu lëshua.
Më kishin bindur dhe muza ime tmerrësisht e pafytyrë
Duke mohuar fajet e veta ju bashkua besimit te tyre joshës
E duke më çuçuritur mbi te gjitha në veshë korr hidhnak
“Do të vdesim për disa ide “dakord, kur e ndjejmë detyrë
Me vdekje të lehtë, me vdjekje të lehtë e mundim me pak.
Duke përfituar për të mos qënë të thyeshëm në zemër
Shkojmë te tjetra botë , për shëtitje, shkojmë te bota e vjetër
Sepse duke forcuar hapin ndodh që të vdesësh i paemër ,
Për ca ide që nuk kanë vazhdimësi e shpresë ditën tjetër
Tani nëse ka diçka të hidhur dhe vërtet tepër pikëlluese
Është ajo të kuptosh në momentin e gabuar e të fundit
Që idea e drejtë, në të vërtetë, çuditërisht ishte një tjetër ide
Një tjetër lëvizje, por vdesim për ato ide tej mundit
Por me një vdekje të lehtë, pra me një vdekje jo si ato dje.
Apostujtë e fundit që e vlerësojnë shumë martirizimin
E predikojnë shpesh për nëntëdhjetë e ca vjet të paktën
Të vdesësh për disa ide, do të jetë rasti për përfitim ,
Por qellimit të tyre nuk dinë ti bëjnë llogaritë me flakën
E poshtë çdo flamuri i shikojmë të superojnë jetën
Të mirin Matuzalem gjithmonë në jetëgjatësi e shtyjnë
Për llogarinë time thonë të gjithë patjetër të vërtetën:
– Të vdesim për ca ide , natyrisht, ndoshta edhe të ndyjnë,
Por me vdekje të lehtë, pra me vdekje të lehtë gjithsesi.
E kujt i shkon pastaj duke kërkuar të vërtetën pa gënjeshtra
Çdo tip i sektit afron lëvizje origjinale nga më të mirat
Dhe zgjedhja është prekëse për viktimat në rreshta
Të vdesim për ca ide, është bukur me të vërtetë, po për cilat?
Dhe plaku që sjell tashmë lulet përmbi varrin e të birit
Duke parë ardhjen e flamurit nga pas të ideve si bisht
Mendon “shpresojmë fort që të jenë të larguar prej Ferrit,
Sepse vdesim për disa ide , dakord , vdesim natyrisht,
Por me vdekje të lehtë, shpresoj me vdekje larg tmerrit.
***
Ju pështymëzjarrtët, ju të rinjtë e të maskuarit shenjtorë
Tërhiquni ju të parët, ne patjetër ju premtojmë zemrën
Por për dakortësi natyrisht, lejoni të jetojnë të gjorët
Sepse jeta është në menyrë të madhe i tyre luks i vetëm.
Për më tepër kufoma është teper, teper e vëmendshme
Nuk ka asnjë nevojë të mbash duarsh kosën per jeten
Mjafton me gijotinat ne emër të paqes me luftë qeniesh
“Vdesim për ca ide, gjithsesi dakord edhe vdesim
Por me vdekje të lehtë, jo si ato që plakun varresh e presin . 
Shqipëroi: Sinan Vaka



























Leave a Reply