Poezi nga Mimoza Erebara
Emrat në regjistër gati për apel
Aty janë,
U regjistruan sapo u pranuan
Nga stafi drejtues
Si potenciale suksesi
Dhe kurrë nuk ikën
Ata, vetëm ata në çdo “orë”
Zero mungesa!
Të shkëlqyer!
Oh çfarë mrekullie intelektuale ndrin!
Vitet shkojnë
Dhe ata po aty, në të njëjtën klasë
Në fund të ditës heronj
(Të kujt? Veçse të vetmashtrimit)
Në fund të shekullit, llapucerë
(Të kujt ? Të mashtrimit brilant!)
Apeli përfundon me sukses.
Një pyetje që ka shumë pikëpyetje
Të gjithë kemi një familje
Edhe kur nuk e kemi,
Nuk mendojmë se nuk e kemi
Te vogël, të madhe,
Të dukshme, të padukshme
Qytetare, fshatare,
Artiste, sportiste, shkencëtare
E pasur, e varfër
Gjithësesi ajo ekziston
Po ka dhe një përmasë tjetër
Ajo që quhet Familjet e Mëdha Shqiptare
E këtu, koshi i pikëpyetjeve gurgullon.



























Leave a Reply